Azilkërkues në Gjermani/Ndërron jetë fëmija i një familjeje rome shqiptare në rrethana të dyshimta

Azilkërkues në Gjermani/Ndërron jetë fëmija i një familjeje rome shqiptare në rrethana të dyshimta

Elbasan/ Gjendet arma që u qëllua për vdekje Emiljano Ramazani, arrestohen dy persona
Ndodh për herë të parë në Shqipëri, të moshuarit burg të veçantë me pamje nga liqeni
“Të më japin Kempin e të shlyej borxhet”, kërkesa e dhimbshme e gruas nga Durrësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Koln të Gjermanisë ku një fëmijë 16 muajsh i një familjeje rome ka ndërruar jetë disa orë pas dërgimit në spital.  Prindërit e të miturit shprehen se djali nuk ka patur asnjë sëmundje, por ka ndërruar jetë pas një hemorragjie si pasoje e temperaturës së lartë.

Çifti me inicialet A. Z. dhe Z.Z. banues në Drizë të Fierit janë larguar nga shqipëria 8-të ditë para ngjarjes së rëndë  dhe janë strehuar në një kamp në Koln të Gjermanisë. Papunësia, varfëria, mungesa e shërbimeve të ndryshme i ka shtyrë prindërit e 1 vjeçarit drejt rrugëve të panjohura, duke preferuar qëndrimin në kampe me kushte më të vështira, pasi jetesa në vendinn e tyre është bërë e papërballueshme.

Të afërmit e tyre shprehen për informim.al se prindërit e vogëlushit që tani nuk jeton më  janë përballur me vështirësi gjatë qëndrimit të tyre atje. “Ata kanë treguar për kushtet e vështira në kamp, por ka qenë një sakrificë për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Gjermania për të cilin ata kishin shpresuar se do e bëntë më të mirë jetën e fëmijëve, u’a mori atyre më të voglin.”

Sipas prindërve  tualetet mund të jenë bërë shkak për krijimin e një infeksioni. Pasi edhe mjeket paraprakisht janë shprehur se fëmilja ka ndërruar jetë nga një infeksion.

“Disa orë pasi djali ynë u sëmur me temperaturë e kemi dërguar në spital me ambulancë, ditën tjetër na njoftuan se djali ka vdekur. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur sepse ai s’ka qenë i sëmurë më parë”-ka treguar babi i djalit të ndjerë.

Gjithashtu familjarët e tij janë në vështirësi ekonomike dhe e kanë të pamundur të paguajnë shpenzimet për ta sjellë trupin e foshnjes 16 muajshe në Shqipëri. Të afërmit e tyre në Drizë të Fierit pohojnë për informim. Al se po përpiqen të grumbullojnë shumën e caktuar.

Ndërkohë nuk ka dalë ende ekpertiza mjeko-ligjore për të hequr dyshimet mbi rrethanat e vdekjes së foshnjes.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0