Azili i Shkodrës me barna të skaduara dhe ushqime të pamjaftueshme, raporti i Avokatit të Popullit ngre alarmin

Azili i Shkodrës me barna të skaduara dhe ushqime të pamjaftueshme, raporti i Avokatit të Popullit ngre alarmin

Shkon të tërheqë vendimin e Gjykatës, qytetari me aftësi të kufizuara nuk hyn dot në institucion për shkak të mungesës së rampës
Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet
Lirohet lehona, gjykata mori sot vendimin për pezullimin e vendimit për burgim

Të moshuarit që jetojnë në azilin e Shkodrës mund të bien pre e përdorimit të ilaçeve të skaduara.

Alarmin e ngre avokati i popullit, i cili ka konstatuar se kjo qendër kishte ilaçe të skaduara por dhe kuota ushqimore të pamjaftueshme për t’u ushqyer. Edhe më shqetësues është fakti se në këtë azil ku banojnë si rezident 55 moshuar mbi 50 vjeç, është parë se kuota ushqimore ditore është e pamjaftueshme. Në raportin e tij avokati i popullit thuhet se :

Kuota ushqimore ishte në vlerën 360 lekë në ditë për çdo person që trajtohet në qendër, e cila së fundmi ishte e pamjaftueshme për përfituesit për shkak edhe të ndryshimeve të reflektuara në çmimet e tregut dhe me inflacion galopant” thuhet në raport.

Problemet në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër nuk mbarojnë me kaq.  Avokati I popullit ngre si shqetësimin mungesën e stafit. Raporti i kryer në 15 shtator të 2022 gjeti këto problematika. 

‘Në shtëpinë e të moshuarve jetojnë 11 persona me problem të shëndetit mendor, por shërbimi për ta është I vështirë në mungesë të specialistëve. Po ashtu qendra nuk ka një mjek me kohë te plote dhe një automjet për transportin e të moshuarve në për raste emergjente, transportimin e tyre për vizitat e mjekësore, apo dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.’

COMMENTS

WORDPRESS: 0