Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar kushtet e reja që duhet të plotësojnë qytetarët që hyjnë në vend, pasi Komitetit Teknik i Ekspertëve ashpërsoi masat anti- Covid.
– Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Në ndertesat e aeroporteve Tirana International Airport dhe KUKËS International airport ZAYED do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar edhe në protokollin e masave te sigurise se shendetit per aeroportet ne vendin tone.
– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
Rekomandohen udhetaret qe per cdo rast te drejtohen ne njoftimet zyrtare te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale si dhe te vijojne te konsultohen me shoqerite ajrore me te cilat do te udhetojne apo faqet zyrtare online te aeroporteve te RSH-se./ Monitor/
COMMENTS