Autoriteti i Konkurrencës anulon vendimin, DPSHTRR reagon në kundërshtim të këtij institucioni

Autoriteti i Konkurrencës anulon vendimin, DPSHTRR reagon në kundërshtim të këtij institucioni

Dyfishohet pagesa për Patentën, vendimi hyn në fuqi në Mars të 2023
Reagon Blendi Gonxhe: ‘Nuk ka dyfishim të patentës’ pavarësisht se pranon se do ketë dyfishim pagese
Dyfishimi i papritur i patentës: efekti domino i autonomisë së institucioneve publike

Pasi Autoriteti i Konkurrencës vendosi anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të patentave ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DPSHTRR e ka cilësuar ‘referues, jo përcaktues’ vendimin për dyfishimin e çmimit të patentës që u ndalua nga Autoriteti i Konkurrencës. Mbetet ende në pikëpyetje si do jetë vazhdimi i këtij problemi dhe nëse do ketë apo jo ndryshim të çmimit të patentës.

REAGIMI I PLOTË:

DPSHTRR, në vijim të njoftimit për shtyp të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qartëson qëndrimin, si fillim duke shprehur bashkëpunimin, në zbatim të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, se objekti i “Akt Marrëveshjes” mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR, është “Njohja ndërmjet Palëve, me tarifën e pagesës, si dhe vlerësimi i kostos minimale fiskale referuese, për përmbushjen e programit të edukimit për përgatitjen për drejtues mjeti dhe pajisjen me kategoritë e lejedrejtimit: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE; për përgatitjen për rimarrjen e leje së drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose për heqje të saj, si dhe përgatitjen për pajisjen me dëshmitë dhe certifikatat e aftësimit profesional”, dhe jo përcaktimi i tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Sqarojmë edhe një herë se tarifa dhe kosto janë referuese dhe jo përcaktuese, për garantimin e zbatimit të detyrueshëm të kushteve të barabarta në mësimdhënie.

Përmbajtja e marrëveshjes së bashkëpunimit është konceptuar si detyrim specifik ligjor, lindur nga dispozitat e udhëzimit nr. 9, datë 14.02.2022, “Për aktivitetin e autoshkollave” dhe detyrimit për kryerjen e programit mësimor (në përputhje të plotë me direktivat evropiane) për aftësimin mbi marrjen e një Leje Drejtimi.

Baza Ligjore:

1.1 Ligji Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.2 Ligji Nr. 10081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.3 Ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.4 Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.5 Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndyshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.6 Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.7 Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 153, datë 7.4.2000, “Për miratimin e Rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Synim i kësaj marrëveshje është pikërisht shmangia e rrezikut eminent dhe dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm që po i bën konkurrenca e pandershme sektorit të autoshkollave! Marrëveshja angazhon palët për dhënien fund evazionit dhe fiktivitetit, duke kërkuar reformim total të aktivitetit të subjekteve të autoshkollave dhe raporteve me qytetarin, në mënyrë që ky i fundit të mos mashtrohet por edhe të mos përfshihet nga një shërbim që thyen normat, që i shmanget Programit Zyrtar të detyrueshëm dhe që gjeneron evazion, informalitet dhe rrezik potencial në qarkullimin rrugor!

Qëllimi i marrëveshjes është sinergjia për t’i dhënë fund një tregu të pandershëm, që ka abuzuar mbi shërbimin e mësimdhënies për drejtimin e rregullt të një mjeti rrugor, për t’i shërbyer direkt interesit publik!

DPSHTRR i qëndron pozicionit të marrjes dhe ushtrimit të përgjegjësive ligjore, duke përgëzuar DPT për vullnetin dhe bashkëpunimin institucional, për t’u përballur dhe jo fshehur, për t’u përpjekur, duke mos zgjedhur qasje populiste apo hipokrite!

Sfida e standardeve për sigurinë rrugore tejkalon çdo qëndrim hezitues e kompleks burokratik! DPSHTRR vijon e palëkundur punën për reformimin e sektorit të Autoshkollimit, komponent kryesor i Automotorizimit Shqiptar, me rëndësi jetike për sigurinë publike dhe shoqërinë.

Mbikëqyrja e këtij sektori, mbetet sfidë institucionale në nivel kontrolli administrativ dhe fiskal!

COMMENTS

WORDPRESS: 0