Aty ku varfëria sfidon luftën për mbijetesë…!

Aty ku varfëria sfidon luftën për mbijetesë…!

Braktisja e foshnjeve , fenomeni që mbetet shqetësues …
Berat, 30 familje Rome rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur (video)
“I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!

vlcsnap 2018 08 25 14h00m08s001 696x392Lavdije Plangaj është 46 vjeçe. Prej vitesh përballet me vështirësi të mëdha ekonomike në Rosek të Njësisë Administrative Postribë.

Familja e saj e përbërë prej pesë anëtarësh jeton mes varfërisë ekstreme dhe mbijetesës. Në këto ditë të nxehta të gushtit është e detyruar të udhëtoj me orë të tëra në male për të mbledhur sherbelë.

 

E paaftë fizikisht dhe e sëmurë, Lavdija jeton mes problemeve të shumta.

E vetmja e ardhur për familjen Plangaj është ndihma ekonomike prej 5 mijë lekësh të reja. Vetëm 200 metër tokë dhe të paaftë për të punuar.

I sëmur është edhe i biri 15 vjeçar, Sabiani. Problemi filloi një vit më parë pas rrëzimit nga biçikleta. Sot, familja e tij përballet me vështirësi të mëdha.

Familja Plangaj përballet edhe me një tjetër problem, pamundësinë ekonomike për të paguar energjinë elektrike. Nuk kanë munguar rastet që ua kanë prerë.

Ndërsa e vetmja shpresë është tek njerëzit e mirë që kanë mundësi për t’i ndihmuar, sadopak.

COMMENTS

WORDPRESS: 0