Gazetari Julian Kasapi, i cili udhëtoi në Siri në kampin famëkeq Al-Hawl, ku qëndrojnë qindra fëmijë dhe gra të luftëtarëve të ISIS, ka komentuar situatën e frikshme brenda në kamp ku ka edhe shqiptarë.
Më tej, ai tregon se në çfarë kushte makabre jetojnë njerëzit në këtë kamp.
“Kushtet aty janë tmerrësisht keq, s’ka ujë, kushte higjienike, mund të ndodhen 2 ose 3 vrasje në ditë. Unë kam gjetur ditën që shkova një çantë bombë të lyer me gjak, ku thuhej na prisni po vijmë, përditë vriteshin ushtarë. Është e tmerrshme, dhe të mendosh këto nëna që duhet të mbrohen përditë”, tha Kasapi.
COMMENTS