Kasaphanë në një lokal te zona e rrugës Jordan Misja, në Tiranë, ku ka humbur jetën banakierja e lokalit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër xhamisë, në një zonë që njihet si ‘rruga e burgut 313’.
Deri më tani raportohet se tek Trauma janë 5 persona, mes tyre një fëmijë që ka marrë plumb në këmbë.
Krimi i rëndë ndodhi sonte rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati. Në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Ndërkaq janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M., 42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Po kush është pronari i këtij lokali?
Pronari i lokalit ku ndodhi sonte atentati që shkaktoi një viktimë dhe pesë të plagosur në Don Bosko, është Fatjon Murati, i dënuar me heqje lirie për posedimin e municioneve dhe armëve të zjarrit.
Murati u dënua me arrest me burg, por masa iu zbut në arrest shtëpie. Megjithatë, siç raportohet nga media, Murati nuk ndodhet në banesë, teksa në lokalin e tij, autorë të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash.
Murati u arrestua në fillim të tetorit 2022, kur u kap në shoqërinë e Endrit Dokles.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezitencial në kryeqytet. Për këtë bazë armatimi ra në pranga dhe 25-vjeçari nga Laçi Kristian Gjini, ndërsa në ambientet e marra me qira nga ai u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciator, municione e sende të tjera të paligjshme.
Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik 2022, kur humbën jetën Blilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë personash, mes të cilëve ishte dhe Fatjon Murati, si persona që mund të kishte dijeni për ngjarjen.
Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, në vendin tonë, për vepra të tjera penale.
Ndërkohë, disa ditë pasi u ndalua, me vendim gjykata, u sekuestruan pasuritë e paluajtshme me vlerë 5 milionë euro.
COMMENTS