Atentat në Panaja të Vlorës/ 2 të vrarë, gjendet një makinë e djegur afër qytetit të Fierit

Atentat në Panaja të Vlorës/ 2 të vrarë, gjendet një makinë e djegur afër qytetit të Fierit

Vlorë: Tregu i madh i fruta perimeve për 28 vjet në mungesë të investimeve
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi gjen në shkelje Bashkinë Vlorë, rasti i një kryefamiljareje egjiptiane që nuk përfitonte ndihmë ekonomike
Vlorë/ I riu hyn në poliklinikë e godet mjekun

Dyshohet se autorët e atentatit tek mbikalimi në fshatin Panaja të Vlorës kanë qenë 3.

Njëri prej tyre ka pasur rolin e shoferit ndërsa dy të tjerët kanë luajtur rolin e ekzekutorit duke qëlluar me automatik drejt makinës “Ford”

Deri tani flitet për 2 të vrarë dhe një të plagosur.

Ende nuk dihet identiteti i tyre.

Pasi është goditur nga plumbat makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Kanë qenë shoferët e makinave të tjera që kanë telefonuar policinë duke dyshuar fillimisht se kemi të bëjmë me një aksident.

Policia ka rrethuar zonën dhe shihet se ngjarja ka shkaktuar trafik.

Ndërkohë që në autostradën Levan – Tepelenë, në Frakull të Fierit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është e autorëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0