Atentat ndaj shqiptarit në Gjermani, goditet me plumb në kokë teksa po lëvizte me biçikletë

Atentat ndaj shqiptarit në Gjermani, goditet me plumb në kokë teksa po lëvizte me biçikletë

Vatra zjarresh prej 10 ditësh në Vlorë, institucionet heshtin
Taksi të çuditshme? Zbuloni si do të jetë udhëtimi me to
6 Dhjetori, mësim normal edhe në Tiranë

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku është qëlluar me armë zjarri. Mediat gjermane bëjnë me dije se të shtënat me armë zjarri janë shënuar rreth orës 20:00 në qendrën jugore të qytetit Potsdam, në zonën e Garnstrasse.
Sipas informacioneve viktima është rreth 40 vjeç dhe në momentin e atentatit po lëvizte me biçikletë. Policia gjermane bën me dije se ai u qëllua më plumb në pjesën e pasme të kokës, nga një distancë e shkurtër ndërsa nuk është bërë ende zbardhja e plotë e ngjarjes dhe shkaku i saj.
Autori është në arrati ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0