Atalanta/Hajdutët në shtëpinë e Murielit gjatë ndeshjes kundër VillaRealit

Atalanta/Hajdutët në shtëpinë e Murielit gjatë ndeshjes kundër VillaRealit

Vlorë/Hajdutët plagosin babë e bir në banesën e tyre
Rikthehen vjedhjet me “maska”/Me automatik futen në marketin në Korçë
Vlorë/Hajdutët dyshohen se donin të vidhnin lëndë narkotike

Një tjetër lojtar është bërë viktimë e hajdutëve teksa ishte në fushë. Kësaj here ishte rradha e Luis Muriel-it, i cili pas zhgënjimit të humbjes së Atalantës ndaj VillaRealit dhe eliminimit nga Champions League me rënie në Europa League, u kthye në shtëpinë e tij në Bergamo dhe bëri zbulimin e keq, duke gjetur shtëpinë të kthyer me kokë poshtë. Nga sa mësohet, hajdutët dyshohet se i kanë vjedhur orë dhe sende e tjera me vlerë.
Alarmi është ngritur nga sulmuesi kolumbian në orën 23:00 dhe karabinierët e Bergamos kanë mbërritur në shtëpinë e tij. Në ndeshjen kundër VillaReal, Muriel hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë në vend të De Roon dhe në fund ishte gati të prekte golin e barazimit të mundshëm por përfundimi i tij ishte në shtyllë.

Përkthyer nga Tgcom

COMMENTS

WORDPRESS: 0