Qeveria Shqiptare miratoi pasditen e sotme vendimin e këshillit të ministrave nr.230 e cila do tu japë familjeve Rome dhe Egjiptiane në Selitë pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin
Aktivistët e komunitetit Rom dhe Egjiptian tregojnë për Informim.al që prej 6 muajsh bashkë me familjet ka kërkuar që të shtyhet afatit të vkm nr 230/2015 pasi që në mars të vitit 2018 për familjet përfundoi afati i trajtimit 3-vjeçar me qira të subvencionuar, pas shumë takimesh dhe nënshkrime kërkesash, ankesash dhe peticione pranë institucione si :Bashkia Tiranë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini zëri i familjeve rome dhe egjiptiane u dëgjua dhe sot ata morën një zgjidhje të përkoshme
Familjet kërkojnë që të këtë një zgjidhje afatgjatë për strehimin e tyre pasi në vitin 2014 në zonën e Selitës,rreth 60 banesa të tyre u prishën si shkak të ndërtimit të unazës së madhe, ata kërkojnë të kenë një banesë të tyren siç e kishin përpara vitit 2014
COMMENTS