Arrestohet autori i krimit trefish, dënuar në 2007 për vrasjen e gruas së parë në Kukës

Arrestohet autori i krimit trefish, dënuar në 2007 për vrasjen e gruas së parë në Kukës

Letra e Elton Metajt nga burgu
Dhunë në familje/ Babai kërkon ndryshimine masës së caktuar nga gjykata
Elbasan/ Raste të shumta dhune familjare edhe në ditë festash

Hutra është arrestuar pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës.

Rreth orës 12:30 në rrugën ‘Rustem Haklaj’, në Kodër-Kamzë, Dan Hutra rreth 40 vjeç ka plagosur me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Autori ka arritur të largohet dhe është shpallur në kërkim nga policia. Sipas policisë, ai është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007 në Kukës.

‘Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën ‘Rustem Haklaj’, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, ditën e sotme në Kamzë.

31-vjeçarja Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0