Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e hënë një të ri i cili bashkë me disa bashkëprotestues të tjerë, shpalosën një banderolë ku protestohej për lidhjet politike midis Ramës dhe Vuçiç. Pavarësisht se nuk e kanë prekur perimetrin e sigurisë, njëri prej aktivitistëve, Arbër Lleshi është arrestuar ndërsa po jepte intervistë për Euronews.
Pak para arrestimit i riu deklaroi për kamerën e Euronews se fillimisht policisët e larguan dhe i kërkuan që të mos e shpaloste banderolën që mbante në dorë, ku shkruhej sanksiononi Vuçiç dhe Ramën.
“Unë jam Arbër Lleshi dhe përfaqësoj veten time, nuk përfaqësoj asnjë. Desha të shpalos parrullën këtu jashtë perimetrit të suigurisë”, tha ai.
Pak pas prononcimit për media i riu e hapi banderolën me kërkesë të gazetares së euronews, ku menjëherë pas u arrestua.
Miqtë e tij, Adriatik Kurti dhe Arilda Lleshi thanë se nuk janë përfaësues të asnjë force politike, thjesht donin të përcillnin në mënyrë paqësore mesazhin e tyre për liderët e BE-së.
“Nuk na dhanë asnjë arsye. Për shkak të banderolës na thanë. Ne nuk bëmë asnjë gjë.Na thanë jemi afër perimetrit të sigurisë për ta shpalosur këtë parrull. Ne ishim jashtë.
Mesazhi që donim të përcëllinim ishte se nuk mund të ketë integrim me autokratë si Rama dhe Vuçiç. Nga njëra anë kemi Vuçiçin i cili mezi pret të sulmojë Kosovën, ndërkohë që Rama e mbështet për ndarjen e Kosovës fillimisht dhe tani për marrjen e kontrollit të veriut nga KFOR.
Jo nuk jemi anëtar partie, por jemi qytetarë të ndryshëm që ndjekim jetën politike”, tha protestuesja.
Mësohet se edhe protestuesit e tjerë u shoqëruan në polici dhe kanë marrë lirinë menjëherë pas përfundimit të samitit të BE, që u zhvillua dje në Tiranë.
Shumë pak media e kanë raportuar ngjarjen e madje edhe Euronews ka fshirë lajmin në portal. Video gjendet ende e shikueshme në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=B6GK2LL_1hk&t=16s
Për informim.al, juristja Gj. Bakalli shprehet se për arrestimin nuk ka bazë ligjore, për sa kohë ata po ushtronin të drejtën për të protestuar. Nga ana tjetër, reagimi i gazetares Sidorela Gjoni gjatë arrestimit ishte për të, joetik dhe shpërfillës.
“Pyetja e saj e vazhdueshme se nga janë dhe nga cila parti politike vijnë kërkonte të theksonte ndarjen midis shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, kurse përkatësia politike, nënvizon idenë se nuk ka protesta që nuk lidhen me interesa politike. Nxitja e saj për hapjen e banderolës acaroi më tej forcat e policisë, duke i arrestuar protestuesit.”
COMMENTS