Operacionet e përsëritura të arrestimeve të bujshme në Call Center ku u kapën dhjetëra persona të akuzuar për mashtrim financiar kanë tkurrur punësimet në këtë sektor.
Kreu i Shoqatës së Operatorëve Telefonik Ilir Xhemalaj thotë se punonjësit janë të frikësuar dhe nuk ndjejnë siguri në punë.
“Kur punojnë në këto kompani kanë frikë se nesër pasnesër mund t’ju trokasë policia te dera dhe ti arrestojë këta punonjës që janë hallka më e dobët e gjithë këtij procesi.”
Shoqata përmes një letre drejtuar Ambasadës italiane ka kërkuar mbrojtjen e gjithë punonjësve të Coll Center duke theksuar se nuk janë ata përgjegjës për mashtrimet financiare por drejtuesit e kompanive.
“Ne i kemi kërkuar ambasadës që kur bëhen këto arrestime të mos bjerë gjithë barra e përgjegjësisë mbi punonjësit që janë qty por barra e përgjegjësisë të bjerë mbi kompanitë dhe jo mbi punonjësit.”
Një tjetër problem në këtë sektor është dhe regjistrimi i tyre në QKB duke mos specifikuar fushën ku operojnë.
Po të shikojmë te detyrat që ka punëmarrësi është që do të kryejë telefonata përkundrejtë palëve të treta me funksion shitjen ose shërbim klienti por nuk jepet ndonjë specifik tjetër më e saktë.”
Xhemalaj thotë se vetëm në Tiranë operojnë mbi 200 Call Center që operojnë me investimet në bursa.
“Moria më e madhe e tyre mund të themi se mund të jenë 200-300 pika të tilla bursash që punojnë në mënyrë të fshehtë në apartamente në magazine të ndryshme.”
Vitin e fundit në Shqipëri janë kryer të paktën 6 operacione për goditjen e rasteve të mashtrimit financiar përmes Call Center ku më i fundit ishte më 16 dhjetor. Mes të arrestuarve renditen edhe punonjës të thjeshtë pasi janë ata që kanë kontaktuar me qytetarë të thjeshtë duke i nxitur të investojnë në bursa.
ORANEWS
COMMENTS