Banorët e fshatit Xibresh në Elbasan,por edhe të disa fshatrave përreth,ndjehen të kërcenuar nga ariu. U bë kohë që një ari i madh është kthyer në mankth për banorët. Nuk llogariten dëmet tek të mbjellat, kafshët shtēpiake apo pemët. Tashmë po diskutohet jeta e njrëzve. Banorët e këtij fshati shprehen, se kafsha e egër prej disa vitesh po shkatërron të gjithë fshatin. Ndërsa së fundmi ka filluar të sulmojë bagëtitë. Banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e njerëzve. Ata kanë provuar të gjitha mënyrat për të larguar ariun,duke ndezur zjarr dhe duke krijuar zhurma të forta,por ai nuk do t’ia dijë dhe gjatë natës sulmon bagëtitë. Në Xibresh dhe në dy fshatra të tjerë fqinjë nuk ka më të mbjella,pasi të gjitha shkatërrohen nga ariu. Kafsha e mbrojtur me ligj nuk mund të vritet, por në këtë rast banoret kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave kopetente,për të shpëtuar fshatin. Raportimet e kësaj natyre ka patur edhe në disa fshatra të tjerë të qarkut të Elbasanit.
COMMENTS