Seanca ditën e sotme në gjykatën administrative e Apelit për Sinan Tafaj ka përfunduar me rrëzimin e padisë.
Kjo padi ishte ngritur ndaj KED pasi e skualifikuan Tafaj nga gara për gjykatën Kushtetuese.
Ai është shprehur se e kanë larguar nga gara pasi ishte i verbër. Tafaj pretendonte se i përmbush të gjitha kriteret dhe se është shkarkuar për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë, të cilat do t’i sqaronteedhe pranë gjykatës administrative. Por, kjo e fundit e ka rrëzuar kërkesën e Tafaj-t.
COMMENTS