Edhe pse teknologjia ecën me ritme të shpejta duket se ekonomia eshtë e vetmja që nuk i përshpejton hapat. Pamundësia ekonomike është ajo e cila të privon të mos kesh akses në fushat e jetës. Vogëlushi nga qyteti i Elbasanit për shkak të kushteve ekonomike është detyruar të vuajë padrejtësisht nga ‘Epilepsia”. Të kontaktur nga Informim.al Zonja me inicialet D.M pohon se djali i saj është diagnostikuar në moshën 3-vjeçare me këtë sëmundje, sëmundje që mund të parandalohej nëse kryefjala nuk do të ishte paraja. Vogëlushi 8-vjeçar është një fëmijë që kërkon një kujdes të veçantë ,si në ambjentet e shtëpisë ashtu edhe të shkollës. Shqetësimi kryesor i nënës së tij mbetet mësuesja ndihmëse që qëndron vetëm 30 min me djalin. Kohë e pamjaftueshme për të nxënë. Përveç sëmundjes së 8-vjeçarit zonja vuan edhe vetë nga “Lupus Diskoid “ që e bën të pamundur të kujdeset për të birin. Ndihma ekonomike nuk i mjafton kësaj familjeje për të siguruar ushqimin e përditshëm dhe për tu kujdesur për shëndetin e tyre. Apeli i saj është regjistrimi i fëmijës në një shkollë të specializur për fëmijët me aftësi të veçanta. Pavarësisht këtyre për asnjë çast nuk reshtin së shpresuari se një ditë djali do të përmisohet nga ana shëndetësore dhe buzëqeshja do të shoqërojë rrugëtimin e jetës së tij.
COMMENTS