Anketa e RCC – Shqiptarët me dëshirën më të lartë për emigrim në rajon

Bakteri E. Coli, cilat janë simptomat e një infeksioni …
Elbasan: Banorët e lagjes “Shën Koll” ankohen për ndotjen
Bonusi financiar është shumë i rëndësishëm për punëtorët informal, shprehet shefi i punës pranë OKB-së.

Duket se edhe vitit 2021 do të shënojë një rekord sa i takon dëshirës së shqiptarëve për të emigruar – punuar dhe jetuar jashtë vendit. Kjo krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Sipas anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) 46% e të anketuarve në Sqhipëri po e konsiderojnë një largim të shpejtë nga Shqipëria. Dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon. Në vend të dytë pas shqiptarëve renditen malazezët, me 45% të të anketuarve, më pas vijnë boshnjakët me 39%, kosovarët me 32% dhe Maqedonia e Veriut me 27%, sipas revistës “Monitor”

emigrimi 1

Nga totali 68% synojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndësa 25% synojnë vendet e Evropës Perendimore. Emigracioni është shndërruar në një problem të mprehtë të shoqërisë shqiptare, ndërkohë që po rritet ndjeshëm numri i të rinjve që duan të lenë vendin një orë e më parë.

Liria e lëvizjes për të zgjedhur vendin e punës dhe të banimit ëhstë një tipar I shoqërive moderne , por në rastin e Shqipërisë banorët e saj duan të largohen për shkak të kushteve jo të mira të jetesës.

Fenomeni pritet të keqësohet prej efekteve negative të Covid 19 . Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomk ka paralajmëruar se vendet e Ballkanit, sidomos Shqipëria do të përballen me fluks të lart emigrimi , për shkak të pandemisë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0