Analizë/Varfëria që shtyn punësimin e grave në serat e kanabisit

Analizë/Varfëria që shtyn punësimin e grave në serat e kanabisit

Studiuesi Kaçiu/ Minimumi jetik pikënisja për nxjerrjen e familjeve të varfëra nga qerthulli varfërisë
Pianisti i pëllumbave; I moshuari që jeton mes muzikës dhe shpendëve
Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.

Kapja në flagrancë dhe mbyllja e disa serave të mëdha që prodhonin, mblidhnin dhe transportonin kanabis dhe arrestimi në to i një numri të madh grash, ka vënë në alarm opinionin publik. Pjesa më e madhe e punëtorëve ishin gra të cilat do procedohen penalisht në gjendje të lirë, pasi në thelb, nuk janë njerëz që paraqesin rrezikshmëri por të punësuara, disa dhe nën kërcënim, në këto sera. Përfshirja e personave të tillë, të një shtrese të ulët nga aspekti ekonomik por krejt pa asnjë lidhje me krimin, ngre pikëpyetje mbi gjendjen aktuale të shoqërisë shqiptare, dhe në cilën pikë të varfërisë përballet shtresa më e varfër. Nëse përfundojnë të punësuar pranë aktiviteteve të tilla kriminale, në kushte të vështira pune e me persona që i përkasin botës së krimit, kjo tregon se ata kanë nevoja urgjente që nuk plotësohen dot nga puna e ligjshme. Prej kohësh diskutohet në rrethet politike legalizimi i kanabisit mjekësor, ndërkohë që projekti mbetet gjithnjë në diskutim, vazhdimisht gjehen fabrika dhe sera të tilla të cilat goditen në mënyrë sporadike dhe gjejnë në to, si në kohën e Lazaratit, persona të së njëjtës familje dhe gra, të cilat shprehen se punojnë në kushtet e detyrimit.

I ftuar në emisionin Review në Euronews, av. Gentian Sejrani diskutoi për një element i cili shpesh nuk vihet re ndërsa diskutohen çështje të tjera, që kanë të bëjnë me aspektin kriminal të aktivitetit. Sipas avokatit, nëse ka diçka pozitive nga ngjarja, ështe gjykimi në liri i grave që janë gjetur si punëtore në këto sera. Avokati nënvizoi që sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 30% e popullatës shqiptare jeton me të ardhura nën minimumin jetik. Fasoneria dhe industritë e tjera që kërkojnë punëtorë krahu ofrojnë diku te 700-800 lekë të reja pagë, dhe për një familje me pesë anëtarë, është e pamjaftueshme për të mbijetuar. Për më tepër, kushtet skllavëruese të punës janë të tilla që e bëjnë krejt të pamundur që të kujdesen për anëtarë të sëmurë a të mitur të familjes. Avokati adresoi problemin e mjekësisë, korrupsionin në spitale dhe pamundësinë për të blerë barna dhe shërbime të tjera, aksesin në sistemin gjyqësor nëse ndonjë anëtar ka probleme me ligjin. Të gjitha këto vështirësi dhe mungesa lehtësish nga shteti, i shtyjnë personat që të punojnë në këto sera.

Nga një intervistë me një ish të punësuar në fermë, i intervistuari tregon mbi jetën në një serë. Në fillim, ata iu kishin thënë se do punonin për vjelje ulliri e më pas u përballën me të vërtetën, se do punonin me hashash. Kushtet e punës ishin tepër të vështira, nën presion dhe me frikë. Problemet me pagesat, me kushtet, gënjeshtrat dhe mashtrimet që ju bënin këtyre punëtorëve, ndërsa skllavëroheshin për të mbajtur veten dhe familjen gjallë paraqisnin një tablo rrëngjethëse dhe aspak miqësore. Ndërkohë që paratë e pista shkojnë në duar të tjera, këta punëtorë, shpesh të komunitetit rom, kapen, dënohen, i shërbejnë statistikave pozitive të policisë, dhe vazhdojnë ciklin e tyre të varfërisë ekstreme.
Si trajtohen nga shteti shqiptar këta punëtorë? Avokati Sejrani tregon se shumë prej tyre, që sot punojnë në Tiranë si mbledhës kanaçesh për reciklim, kapen në papaqet e tyre, ju kërkohet leja e drejtimit dhe dënohen sepse plehrat konsiderohen pronë e Bashkisë.

Situata aktuale e varfërisë dhe krimit në Shqipëri është alarmante dhe ende nuk shihet ndonjë dritë në fund të tunelit për zgjidhje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0