Analfabetizmi funksional/ Më i madh numri i lexuesve që nuk kuptojnë

Epidemia e ndihmës sociale dhe luksi i politikës
Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center

 

 

 

Rezultate imazhesh për leximi

Që prej vitit 1978 në Europë dhe vitet e fundit edhe në Shqipëri po përdoret termi analfabetizëm funksional. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që në vendin tonë ky fenomen nuk ka ekzistuar edhe më herët.

5 vjet më parë, Banka Botërore doli me një raport, sipas të cilit, 57% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë.

Gazetari kritik Agim Baçi shpjegon: “Nuk është analfabet që nuk shkruan e nuk lexon, por që nuk di kuptimin e asaj që shkruan apo që lexon. Ne e kemi trashëgimi këtë analfabetizmin funksional për shkak se vijmë nga diktatura, ku njerëzit nuk mendonin, por vetëm tundnin kokën. Kjo është pasqyruar më vonë”.

Studimi u bazua tek eseja, pra dhënia e mendimit individual për një çështje të caktuar.

“Shumica e pedagogëve ankohen për studentë që të kenë mendimin e tyre, thjesht riprodhojnë fjalët”, shton Baçi.

Por, si funksionon një analfabet funksional?

“Nuk kupton atë që i kërkohet, nuk ka aftësinë për të transmetuar siç duhet një problematikë dhe kjo sjell një zinxhir moskuptimesh. Një analfabet funksional nuk është vetëm i keqi i vetes, por edhe i të tjerëve që e rrethojnë”, shpjegon Agim Baçi.

Ku hasen sot analfabetët funksionalë, deri në ç’rangje të shoqërisë dhe jetës publike?

Baçi përgjigjet kështu: “Po të ishte bërë në moshë më të madhe studimi, gjendja do të ishte më e rëndë. Nuk është rastësi që studimi u krye me nxënës të moshës 15 vjeç, pasi është mosha kur formohet karakteri. Unë mendoj se duhen kthyer sytë tek arsimi dhe formimi individual dhe i njerëzve që dinë të mendojnë vetë”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0