Aktivistja del kundër protestës për Klodian Rashën: Është çadër politike! Këto tragjedi ndodhin edhe në Francë dhe Itali..

Aktivistja del kundër protestës për Klodian Rashën: Është çadër politike! Këto tragjedi ndodhin edhe në Francë dhe Itali..

Studenti Mrishaj: Erion Veliaj kërkoi të më nxirte jashtë sepse nuk i pëlqen e vërteta
Shijak/ Apel banorët-Rrezikojmë të mbetemi në mes të katër rrugëve…
Ekskluzive/ Peshkatari që nxorri trupin e pajetë të 17-vjeçares së mbytur në breg: Jo se nuk e ka ndihmuar djali…

Brizida Gjikondi, juriste dhe aktiviste, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të qytetarëve, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Gjikondi e quan protestën “politike”. Ajo shprehet se “ti frysh vdekjes dhe ta shndrrosh në çadër politike është e ndyrë, është e shpifur“.

Postimi i plotë i aktivistes:

“Nuk ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike !

Ai nuk ishte krim shterëror i strukturuar dhe i paramenduar, krimi i ndodhur parmbrëmë për shkak të 100 arsyeve, rrethanave unë do e konsideroja tragjedi dhe fatkeqësi të shkëputur, fiks si psiqika e atij polici idiot dhe mjeran që shkrehu armën.

Sot jam kundër turmës që linçon dhe ulëret, ku shumica (sidomos ajo qe me dorë polici vrau 4 vetë ne 21 janar) ka arsye politike jo morale në këtë histori.

Duhen ndarë sot, tragjedia dhe dhimbja nga politika. Këto tragjedi dhe raste fatkeqe ndodhin në Greqi, Itali Francë por nuk përbëjnë fenomen as në Shqipëri.

Të gjithë Policë janë prindër, dhe kjo që ndodhi Ju dhëmb i turpëron dhe ju ul kokën dhe atyre, por faji nuk është kolektiv, faji është personal.

Eshtë e dhimbshme deri në shpirt humbja e jetës të të riut shqiptar, por ti frysh vdekjes dhe ta shndrrosh në çadër politike është e ndyrë, është e shpifur.

Politika, media dhe portalet gjakatare po shkatërrojnë imunitetin psiqik moral dhe shpirtëror të shqiptarëve … rrallë kund gjen si këto këtu.

Skanë shpirt e dhëmbsuri, ato nuk udheheqin drejt ekuilibrave, analizave, meditimeve dhe te vertetave…

Sot jam nje nene e trishtuar, por urrejtjen e mbaj larg… urrejtja i shton tragjedite kurre nuk i sheron !!!

COMMENTS

WORDPRESS: 0