Aktivistët rom dhe egjiptian/ Projektligji “Për strehimin social” ka nevojë për përmirësime. Ti japim fund rasteve ku familjet zhvendosen pa pasur një proces sipas rregullave europiane.

Aktivistët rom dhe egjiptian/ Projektligji “Për strehimin social” ka nevojë për përmirësime. Ti japim fund rasteve ku familjet zhvendosen pa pasur një proces sipas rregullave europiane.

Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike
Itali,  Rreth 150 romë në Napoli janë përsëri në rrezik nga dëbimi me forcë dhe të mbetën të pastrehë
Durrës/ Një familje masakron të riun rom. Shkaqet nuk dihen. 

Nga Brejdon Xhavara

Kohët e fundit në Tiranë kemi parë shkatërrime banesash të qytetarëve të saj për ti hapur rrugë projekteve zhvIllimore që herë pas here autoritet shtetërore ndërrmarin.

Por se çfarë ndodh me qytetarët e këtyre pronave asnjëhere nuk dihet por ne dimë vetem që aty do bëhet një urë e re, do rregullohet shtrati i lumit të Lanës apo do të shpallet zonë parku për turistët që do vijnë të marrin ajër të pastër. Kjo situatë përfshiu 6 muaj më parë rreth 153 familje që ishin vendosur prej më shumë se 20 vjet në zonën e Shkozës pranë urës, disa zotëronin tapi disa nuk zotëronin dhe ky nuk është problem i madh për tu mos prishur banesa kështu ndodhi, u prishën banesat dhe qytetarët dorëzuan pasuritë e tyre se nuk kishin çfarë të bënin, nuk kishte një ligj që ti mbronte ato pronat apo të kishin kohë të gjenin një strehim të qëndrueshëm, shumë zëra nga shoqëria civile luftuan me autoritet shtetërore por më kot, asgjë nuk ndryshoi.

I tillë ishte dhe fati i familjes që jetonte pranë liqenit të thatë ku para 6 diteve banesa e tyre u shkatërrua pa asnjë hezitim pasi u quajt zonë parku nga Bashkia Tiranë, por me këtë familje çfarë do të ndodhi në të ardhmen ? A do të ketë  banesa të tjera  të shkatërruara për hir të projekteve zhvillimore?

Qeveria Shqiptare ditët në vijim do votojë projektligjin e Strehimit Social dhe shoqëria civile ka rekomanduar që disa nga nenet më të rëndësishëm të këtij ligji të përmirësohen që të krijojë mbrojtje për çdo familje, e cila banesa e tyre preket nga projektet e zhvillimit territorial apo investimet publike.

Aktivistët e komunitetit Rom dhe Egjiptian në qytetin e Tiranës, të cilët kanë paraqitur rekomandimet e tyre me shkrim në komisionin përgjegjës për këtë projektligj shprehen për mikrofonin e Informimim.al se, Neni 12  për kushtet për fitimin e statusit të përfituesit nga programet sociale të strehimit

Neni 12 pika 1 parashikon si kusht fillestar për përfitimin nga programet e strehimit social, regjistrimin në gjendjen civile të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Ky parashikim automatikisht përjashton familjet/ qytetarët që nuk figurojnë të regjistruar në vendin ku qendrojnë por kanë regjistrimin civil në vendin e tyre të lindjes, gjë i cili bëhet shkak për mospërfitim të një programi social.

 

Ata rekomandojnë se për të mos i përjashtuar këto kategori sociale, ne rekomandojmë që në këtë pikë të nenit të shtohet kjo përmbajtje vijuese si më poshtë :

Për t’u regjistruar/ transferuar gjendjen civile, personi i interesuar duhet të paraqes një kopje të formularit për një nga programet sociale të strehimit, i cili është i firmosur nga punonjësi i njësisë së vetëqeverisjes vendore që administron procesin e pranimit të kërkesave dhe dokumentacionit për programet sociale të strehimit.

Ngarkohet Administratori social i njësisë së vetëqeverisjes vendore së bashku me kryeplakun, të kryejnë verifikimin e vendbanimit të familjes/qytetarit dhe më pas paraqet një relacion pranë gjendjes civile përkatëse për të vërtetuar pretendimin e të interesuarit.

 

Ndërkohë një nga pikat kryesore të këtij projektligji që është më i rëndësishëm për të gjithë shtresat e varfëra është neni 17 për Procedurat e Zhvendosjes

 

Shoqëria Civile Rome dhe Egjiptiane ka reagur duke argumentuar disa rekomandime për përmirësimin e këtij nenit siç vijon më poshtë :

Ky nen ndër të tjera përcakton se njësia e vetëqeverisjes vendore nxjerr aktin administrativ për zhvendosjen nga banesa, njofton individin/familjen 30 (tridhjetë) ditë para zhvendosjes,  dhe nuk kryen prishjen e objekteve pa siguruar sistemimin me strehim të përshtatshëm të individëve/familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim.

 

Nëse do ti referohemi përkufizimit të zhvendosjes bazuar këtij projektligji aty shprehet qarte se zhvendosja ndodh nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, mbështetur në konsultim me subjektet e prekura, gjë të cilën ky nen nuk e parashikon. Për të garantuar dhe mbrojtur procesin e rregullt ligjor, procedurën e konsultimit si dhe për të siguruar mbrotjen nga dëbimi,  ne e shohim të nevojshme riorganizimin e këtij neni-shprehet Znj.Caka aktiviste e komunitetit Rom dhe Egjiptian në qytetin e Tiranës

Ata rekomandojnë që individi/familja të njoftohen me shkrim për zhvendosjen, arsyet pse  do të ndodhë si dhe për nisjen e procesit të konsultimeve për strehimin alternativ, 30 ditë përpara se të nxirret akti administrativ.

Gjithashtu konsultimi të behen brenda 10 ditëve nga njoftimi me shkrim për zhvendosjen, nëpërmjet të cilit njësia e vetqeverisjes vendore dokumenton të gjithë procesin përfshirë pretendimet e të prekurve.

5 Ditë pas konsultimit individi/ familja merr një kopje të procesit të dokumentuar nga ana e njësisë së vetqeverisjes vendore.

Njësia e vetqeverisjes vendore nxjerr aktin administrativ për zhvendosjen nga banesa, 30 ditë para zhvendosjes, duke njoftuar formën e miratuar për strehimin alternativ, si dhe ndalon prishjen e objekteve deri në momentin që i siguron individit/familjes një strehim të përshtatshëm.

Neni 17 pika 3 parashikon të drejtën e të prekurit nga zhvendosja për t’ju drejtuar gjykatës si dhe ofron ndihmën juridike nga institucionet shtetërore nëse është e nevojshme.

Ne rekomandojmë që paraqitja e kërkesës për sigurimin e padisë në gjykatë të pezullojë veprimet e mëtejshme deri në shprehjen e gjykatës për sigurimin e padisë.

Në rastet kur personat janë pa të ardhura apo kanë të ardhura shumë të ulëta sipas kuptimit të këtij ligji, shteti garanton me përparësi ofrimin e ndihmës ligjore falas sipas ligjit 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

 

 

Brejdon Xhavara

COMMENTS

WORDPRESS: 0