Të gjithë kemi dëgjuar në këto kohë, problemin e familjeve që kanë punuar në të zezë apo e kanë bazuar jetesën e tyre në aktivitete dhe punë informale. Ky grup është gjendur në vështirësi gjatë gjithë periudhës së izolimit, për shkak të ndërprerjes së të ardhurave dhe pamundësisë së shtetit për ti përfshirë në paketat 1 dhe 2.
Aktivistet rom dhe egjiptian, në konktakte të vazhdueshëm me familjet, prej kohësh kanë ngritur problemin e tyre dhe kanë advokuar për një zgjidhje për këtë kategori.
Kjo gjendje dhe mungesë e mbështetjes ka shkaktuar reagimin e shumë familjeve, të cilët rrezikonin të respektonin rregullat e përcaktuara për shkak të urisë. Aktivistët kanë reaguar përmes shkresave, medias online dhe komunikimit me institucionet për të kërkuar ndërhyrje në këto vendime, por dhe përmirësuar situatën. Kështu, gjatë muajve mars dhe prill, organizatat si dhe aktivistët u janë drejtuar insitucioneve përmes shkresave për të rekomanduar përfshirjen e tyre në paketat e mbështetjes financiare si dhe kanë përcjell mesazhe të vazhdueshme në median online. Në kuadër të këtij reagimi është ndërmarr dhe një peticion online, i cili ka synuar ndërgjegjësimin dhe solidarizimin e qytetarëve shqiptarë me këta familje.
Ja si janë shprehur aktivistët dhe organizatat në peticionin e tyre, të nisur më date 10 Prill 2020
“Ne, organizatat Qendra Për Advokim Social, Për Aksion Komunitar, T’Reja, Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome, vlerësojmë masat e marra dhe vendimet e miratuara gjatë muajit Mars për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset e prekura për shkak të Covid-19, por, konstatojmë se VKM-të e miratuara nuk kanë parashikuar si subjekte përfituese, familje/individë që:
- janë të angazhuar me punë informale (të tilla si riciklimi, tregetimi i veshjeve të përdorura, të vetëpunësuar të paregjistruar tek autoritetet tatimore të tille si bojaxhi, hidraulik, elektricist etj) të cilët për shkak të sigurimit të ardhurave nga puna informale, nuk kanë aplikuar për të përfituar nga skema e ndihmës ekonomike.
- sikurse familje të cilat nuk trajtohen nga skemat e mbrojtjes sociale. Më konkretisht as nga skema e ndihmës ekonomike për shkak të reformimit të sistemit sikurse as nga 6% i buxhetit të Qeverisjes Vendore.”
Ditën e djeshme është publikuar vendimi, në të cilën është përcaktuar paketa e tretë financiare, e quajtur nga Kryeministri si “paga për informalët”, ku do të mbeshteten me një pagesë 16 000 lekë të reja,familjet që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike dhe nuk kanë përfituar nga Korrik 2019 deri në Prill 2020.
Pra, ka rezultuar i frytshëm reagimi i aktivistëve rom dhe egjiptian dhe presioni i krijuar nga ata për zgjidhjen e problemit për këto familje, të cilat e theksojmë nuk do të jenë vetëm familje rome dhe egjiptiane, por familje të varfëra dhe në vështirësi.
Energjia dhe qëndrueshmëria e tyre për të ndihmuar këto familje tregoi dhe njëherë se, ndërmarrja e veprimive konkrete sjellin rezultate pozitive.
COMMENTS