Aktivistet feministe në protestë: “Askush nuk duhet të vdesë nga i ftohti dhe uria në 2022 (Foto Lajm)

Aktivistet feministe në protestë: “Askush nuk duhet të vdesë nga i ftohti dhe uria në 2022 (Foto Lajm)

Të jetosh duke rregulluar këpucë…
Goli i Xhakës mposht Izraelin, Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve
Masat anti-Covid/ Komisioni i Apelit lë në fuqi gjobën 50 milion lekë për Elton Debreshin, ndërkohë Rama fton qytetarët t’i bashkohen festës së fitores së PS

“Drejtësi për Liljana Semën”- ishte thirrja e aktivisteve të  Kolektivit Feminist, të cilat mbajtën një protestë ditën e sotme, ku dënuan ashpër humbjen e jetës së 66 vjecares nga Fieri në të ftohtë. Ajo jetonte në një kasolle në kushte tmerrësisht të vështira dhe pa energji elektrike, pasi i ishte ndërprerë nga OSHE si shkak i pamunësisë për të paguar faturat.

Protesta u mbajt para Ministrisë së Infrastuksturës dhe Energjisë, e thirrur nga aktivistet e Kolektivit Feminist të cilat dënojnë praktikën e ndërprerjes së energjisë elektrike individëve apo familjeve me të ardhura të ulëta, tw cilat nuk mjaftojnë as për të siguruar ushqim.

“Liljana Sema humbi jetën si pasojë e ndëshkueshmërisë së ligjit, praktikë që në vendin tonë gjen zbatim përpara drejtësisë shoqërore dhe vetëm kundër atyre në pamundësi ekonomike. “- shkruhet në deklaratën e Kolektivit Feminist.

Gjithashtu protestueset theksuan se vdekja e paralajmëruar e Liljana Semës nuk është një rast i izoluar duke kujtuar kështu që prej ditësh rreth 20 familje rome dhe egjiptiane që jetojnë në kapanone në zonën e Kavajës janë pa energji elektrike. Mëso më shumë në informim.al

Kërkesat e aktivisteve gjatë protestës ishin:  “Miratimi dhe zbatimi i politikave sociale e Miratimin e Minimumit Jetik, si kusht themelor për një jetë dinjitoze. Gjithashtu, Kolektivi Feminist në Shqipëri i bashkohet thirrjes së aktiviste/ëve rom/e dhe egjiptian/e dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke i kërkuar Këshillit të Ministrave të miratojë sa më parë vendimet dhe kriteret për “Statusin e Klientit në Nevojë”, për të garantuar energjinë elektrike për personat dhe familjet e pamundura ekonomikisht.”-duke theksuar se në vitin  2022, askush nuk meriton të vdesë nga skamja dhe i ftohti.

Migjenin duam ta lexojmë, jo ta jetojmë”, “Të mos vdesësh nga i ftohti dhe uria nuk duhet të jetë utopi”, Shteti ynë e zbaton ligjin ndëshkues vetëm me të varfërit”, – shkruhej në  disa nga pankartat e protestueseve të cilat theksuan se energjia elektrike, sikurse strehimi, ushqimi, shërbimet shëndetësore, ndihma ligjore, arsimi janë të drejta themelore e të pakompromis.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0