Ndërtimi i 700 HEC-eve në lumenjtë e Shqipërisë është kthyer në një kërcënim për banorët, të cilët jetojnë në këto zona dhe e gjithë veprimtaria jetësore e tyre është e mbështetur mbi ato burime ujore, pa të cilat nuk ka jetë. Pavarësisht kundërshtimeve dhe rezistencës së banorëve, firmat fituese të projekteve ja kanë dalë të vazhdojnë punimet dhe të ndërtojnë hidrocentalet. Madje pa bërë dëgjesa publike dhe pa marë miratimin e banorëve. Paralelisht në Serbi, Shoqëria Civile heq tubat e HEC-it mbi lumin Rakitska. Aktivistë dhe qindra njerëz nga e gjithë Serbia u mbodhën në fshatin Rakita për të ndaluar punimet për ndërtimin e hidrocentralit Zvone mbi lumin Rakitska. Ato ishim marë me vete lopata dhe dyshekë për të gërmuar tubat e padëshiryara të hidrocentralit dhe ndaluar punimet për ndërtimin e HEC-it. Pas rastit të Valbonës dhe lumit të vetëm më të egër në Europë, Vjosës, aktualisht Mati po përballet me punime për ndërtimin e disa hidrocentraleve. Hidrocentrali që po ndërtohet mbi parkun kombëtar ‘Zall Gjoçaj’ është kundërshtuar nga banorët, të cilët kanë ndërrmarë një sërë aksionesh për ndalimin e punimeve. Ato kanë protestuar,janë ngujuar në çadra, e kane ngitur çështjën edhe në në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, ku kjo e fundit e rrëzoi Kërkesë-Padinë e tyre. HEC-et Sekë dhe Zais u miratuan në vitin 2018, për t’u ndërtuar mbi lumejt Flim dhe Urakë të zonës së Matit nga kompania “Seka Hydropoëer”.
Vendimi
http://www.azht.gov.al/files/news_files/Vendimi_Nr_16,Dt_03.10.2018_-_Hec_Seke_dhe_Zais.pdf
Uji i këtyre lumejve do të meret përmes tuneleve dhe tubacioneve, për tu bashkuar më pas me një tjetër hidrocentral në Mirditë. Antropologu Nebi Bardhoshi ka bërë një studim shkencor, të cilin e ka prezantuar me titullin “Mbi antropologjinë e Ujit: Natyra, Kultura dhe Neoliberal”. Në një intërvistë për redaksinë e Nyje.al shprehet se; “Rasti i Zall-Gjoçajt është sa përfaqësues, aq dhe paradigmatik për çështjen e HEC-ve në kohën tonë. Më së pari, duket qartë se leja është dhënë në padijeni të banorëve dhe shumë aktorëve të tjerë publikë, që, sipas legjislacionit në fuqi, duhej të kishin dijeni. Kur banorët janë vënë në dijeni, ka qenë rasti i një nënkontrate. Kjo nënkontratë i jep mundësi kompanisë ndërtimin e një HEC-i akoma më abuziv se sa ishte parashikuar vite më parë, pasi hyn diku rreth 2.5 km në brendësi të Parkut Kombëtar Dejë-Lurë. Edhe sikur vetëm peizazhi t’i prishej këtij parku kombëtar do të kishte qenë një argument i mjaftueshëm për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të kërkonte ndërprerjen e punimeve. Por ka dhe më shumë.
Të dhënat flasin se kemi ndryshime të hartës së Parkut Kombëtar me ndërhyrjen e institucioneve shtetërore, që do të thotë se ndryshimi i hartës është bërë pasi është dhënë projekti. Kjo flet për bashkëpunim të qëllimshëm në realizmin e një vepre të paligjshme.” Duke qenë se Z. Bardhoshi e ka ndjekur nga fillimi këtë çështje ai vijon me tej: “Qëndresa e Zall-Gjoçajt bëhet akoma më ftuese kur shikon se si banorët bashkëpunojnë me organizatat mbrojtëse të mjedisit dhe aktivistë socialë e politikë. Banorët e thonë shumë qartë se përse protestojnë. Marrja e ujit nuk është një çështje e dorës së dytë. Kemi fshatra që iu merret jo vetëm uji për vaditje, por edhe uji i pijshëm, si p.sh., në rastin e fshatit Melth. Banorët e dinë se pa ujë nuk ka jetë. Kushdo e di.” Gjithashtu, aktivistë të grupimit “Mbro Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj” organizuan një tryezë me ekspertë të mjedisit, profesorë të shkencave të natyrës, aktivistë, grupe e organizata të shoqërisë civile për t’u njohur më shumë me vlerat ekologjike e mjedisore të këtij parku të cilat po rrezikohen nga ndërtimi i HEC-eve. Mbështetur nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim.
Reporter.al raporton se; Një studim i kryer prej organizatave mjedisore EuroNatur, RiverËatch, Ëetlands International Europe, GEOTA dhe ËËF Adria mbi mbrojtjen e natyrës, theksoi rrezikun që i kanoset habitateve ujore dhe 251 specieve të peshqve prej ngritjes së numrit të madh të hidrocentraleve në rajonin e Mesdheut. Aktivistët mjedisorë nëpërmjet këtij studimi bënë thirrje për ndërgjegjësimin e shteteve dhe të personave përgjegjës në lidhje me dëmet e pakthyeshme që shkakton ndërtimi i këtyre HEC-eve. “Rajoni i Mesdheut është një zonë biodiversiteti, por lumenjtë dhe ligatinat po vuajnë pasojat e hidrocentraleve të shumta. Më shumë se 6300 HEC-e janë të planifikuara, 5269 janë aktuale në gjëndje pune, dhe 202 të tjera në proces ndërtimi. Kërcënimi më i madh vjen nga HEC-et e vogla. Ndërkohë nga HEC-et ekzistuese rreth 163 specie peshqish rrezikojnë të zhduken”, shkruajnë ekspertët në deklaratën për shtyp të fushatës “Shpëtoni Zemrën Blu të Europës” Një tjetër studim i kryer prej organizatave lokale Eco Albania dhe ËËF Adria i cili analizoi kostot e këtyre hidrocentraleve të vogla në Shqipëri provoi se ato nuk vlejnë mjaftueshëm për sakrifikimin e pasurisë ujore dhe mjedisore shqiptare. “Hidrocentralet janë shkaku kryesor për Listat e Kuqe tejet të gjata të peshqve”, theksoi dr. Jörg Freyhof, autor i studimit mbi dëmet e HEC-eve dhe ekspert i peshqve. Në Mat pritet të ndërtohet një tjetër hidrocentral, i quajtur “HEC-i Madhesh“. Me qëllim shfrytëzimin e burimeve ujore për energji elektrike, hidrocentrali do të fusë në tuba rrjedhën e Lunresë, në Madhesh, qarku Dibër. Kjo ka shqetësuar banorët e kësaj zonë, të cilët jetojnë me këtë ujë. Gjithashtu në fshatin Fan të Mirditës, pritet të ndërtohen pesë HEC-e, dy prej tyre janë vënë në punë dhe 3 pritet të ndërtohen. Hidrocentralet do të ndërtohen në përroin e Kënellës, degëzim i lumit Fan. Banorët e kësaj zone kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve, pasi nuk janë pyetur siç pretendohet të jenë bërë dëgjesa publike. Madje një pjesë e banorëve që kanë protestuar ndërtimin e HEC-eve janë shoqëruar në komisariat, ku janë lënë të lirë pas disa orësh.
COMMENTS