Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga shoferin 27-vjeçar që aksidentoi mbrëmjen e djeshme efektivin e policisë nga Patosi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Patos-Fier”, ku sipas policisë automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, punonjës policie është përplasur me automjetin tip “Benz” dhe ka gjetur vdekjen.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos).
Marre nga Ora News
COMMENTS