Aksident rrugor në Turqi, raportohet për 16 viktima dhe 21 të plagosur

Aksident rrugor në Turqi, raportohet për 16 viktima dhe 21 të plagosur

Tragjedia e 25-vjeçares! Sapo ishte martuar, për pak ditë do zhvendosej në Angli, por shoferi nën efektin e drogës i mori jetën në oborrin e shtëpisë
Elbasan/ Aksidentohet rëndë efektivi policisë
Aksident i rëndë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Automjeti me njerëz ende nën lumin Shkumbin

Gjashtëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën të shtunën në një aksident rrugor në juglindje të Turqisë ku u përfshinë një autobus, një zjarrfikëse dhe një ambulancë.

“Në total, 16 nga qytetarët tanë humbën jetën dhe 21 u plagosën …. në një aksident që përfshiu një autobus, një ekip urgjence dhe një ambulancë … midis qyteteve të Gaziantep dhe Nizip,” tha Davut Gul, guvernatori i provincës Gaziantep.

Agjencia e lajmeve DHA tha se një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus pasagjerësh.

“Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë janë midis të vdekurve,” tha guvernatori i Gaziantepit.

Fotografi në DHA treguan pjesën e pasme të një ambulance të dëmtuar dhe mbeturinat metalike të shpërndara rreth saj

COMMENTS

WORDPRESS: 0