4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, por disa orë më pas njëri ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55, pranë fshatit Skuraj, ku një mjet tip ‘Renault’ është përplasur me një tip ‘Ford’, e si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime katër persona. Të lënduarit u transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, por 52-vjeçari me iniciale A.S., ka ndërruar jetë vite më vonë.
Deri më tani dihet se u plagosën katër persona, 3 gra që ndodheshin në të njëjtin automjet dhe shoferi i automjetit tjetër, por gjithashtu nuk është bërë me dije as identiteti i tyre. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Marrë nga News 24
COMMENTS