Mëngjesin e kësaj të shtune ka ndodhur një aksident në Kallm të Fierit , ku një makinë ka përplasur dy gra,nënë e bijë.
Makina benz ka qenë autoshkollë, dhe ka tentuar që të parakalojë një motor, dhe për shkak se ka humbur drejtimin e mjetit, ka përplasur dy këmbësoret.
Fatmirësisht të dyja gratë janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjeksore.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po vijon hetimet mbi shkaqet e aksidentit.
COMMENTS