Aksident në dalje të një karburanti në Pogradec, plagoset shoferi i motorit të picave

Aksident në dalje të një karburanti në Pogradec, plagoset shoferi i motorit të picave

Yzberisht/Aksidentohet furgoni i nxënësve
Has/Shoferi hidhet nga kamioni, nuk i punonin frenat
Elbasan/Aksidenti në lagjen ‘5 maji’, banorët e alarmuar në protestë, po rrezikohet jeta e fëmijëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në dalje të qytetit të Pogradecit, ku një makinë ka marrë përpara një motorist picash.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 20:20 afër një pike karburanti në aksin nacional. Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, që shërbente si punonjës picerie.

I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

FaxWeb

COMMENTS

WORDPRESS: 0