Aksident/Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd Benzi përplaset me makinën e plehrave.

Aksident/Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd Benzi përplaset me makinën e plehrave.

Thotë jam keq e pa punë…
Grabitje/Torturohet biznesmeni në banesën e tij
Ekskluzive/ Peshkatari që nxorri trupin e pajetë të 17-vjeçares së mbytur në breg: Jo se nuk e ka ndihmuar djali…

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Nga njoftimi i policisë mësohet se një automjet tip BENZ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e pastrimit të plehrave. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri i mjetit BENZ dhe një punonjës i pastrimit.

Policia njofton si vijon:

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur mjetin tip “Reno” (mjet për pastrimin e plehrave) me drejtues shtetasin  V.P., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0