3 të mitura janë aksidentuar përpara shkollës “Teli Ndini” në qytetin e Vlorës, pasi një automjet ka kaluar rrugën me shpejtësi dhe si pasojë i ka përplasur ato. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të premtes në rrugën “Ali Demi” Vlorë, lagje e populluar me 80% anëtarë të nga komunitetit egjiptian.
Vajzat ishin të grupmoshës 12-14 vjeç. Gjendja e njërës prej të tyre nga komuniteti egjiptian është më e rënduar. E mitura po mer trajtimin në spitalin Ushtarak Tiranë, si pasojë e përplasjes ajo ka dëmtim të kafkës dhe mpiksje të gjakut.
Ndërsa dy vajzate tjera janë në gjendje më të mirë shëndetësore.
Mësohet se shoferi që drejtonte makkinën me shpejtësi tej normave të lejuara i ka dërguar të miturat në spital dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Ndërkohë grupet e hetimit po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
COMMENTS