Aksident i rëndë në Itali, vdes 24-vjeçarja shqiptare! E përplasi makina teksa shkonte për në punë

Aksident i rëndë në Itali, vdes 24-vjeçarja shqiptare! E përplasi makina teksa shkonte për në punë

Humb jetën i moshuari në Skrapar nga asfiksia, jetonte vetëm
Raporti i Shprehjes Globale – Shqipëria renditet si vend me liri të kufizuar shprehje
INSTAT nxjerr shifrat: Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit

ITALI – Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçareje shqiptare mbrëmjen e së premtes në zonën e San Martinos. Pas 3 ditëve në kujdes intensiv, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda. Blerina Kryeziu, e reja nga Kosova, punonte si kamariere në restorantin e njohur “da Silvano”. Prej më shumë se tre vitesh e reja, e martuar prej disa muajsh, punonte në restorantin San Martino. Të premten, rreth orës 19:00 ishte nisur për në restorant se do të niste turnin.
Ajo po ecte në këmbë përgjatë një rruge pa ndriçim. Ishte një automjet tip ‘Nissan Juke’ që e goditi duke e çuar rreth 10 metra më larg. E reja, e cila jetonte në Treviso dhe së shpejti do të shkonte të jetonte në San Biagio. Pas tre ditësh në terapi intensive, mjekët deklaruan të hënën pasdite të vonë të renë të vdekur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0