Aksident i rëndë në Gjirokastër, makina bie në lumë, dy të plagosur ende brenda mjetit

Aksident i rëndë në Gjirokastër, makina bie në lumë, dy të plagosur ende brenda mjetit

Ja kush nuk kualifikohen për legalizim.
Konviktet e studenteve në Elbasan në gjendje të mjerueshme…
8 Prill, Dita Nderkombetare e Romeve!

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin “Andon Poçi” në Gjirokastër.

Mjeti tip “Ford Fiesta” ka rënë nga ura dhe për pasojë kanë pësuar lëndim serioz dy personat që gjendeshin brenda.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe ambulanca. Aty ndodhet dhe grupi zjarrëfikës të cilët po mundohen për të nxjerrë çiftin që gjendej në makinë.

Grupi hetimor konstaton paraprakisht se mjeti ka rënë nga ura për shkak të humbjes së kontrollit. Në makinë dyshohet se ndodheshin dy persona, një ri prej të cilëve është identifikuar si Burim Ruko.

COMMENTS

WORDPRESS: 0