Aksident i rëndë në Berat/ Humb jetën nëna bashkë me djalin 6 vjeçar

Aksident i rëndë në Berat/ Humb jetën nëna bashkë me djalin 6 vjeçar

Tragjedia e 25-vjeçares! Sapo ishte martuar, për pak ditë do zhvendosej në Angli, por shoferi nën efektin e drogës i mori jetën në oborrin e shtëpisë
Has/Shoferi hidhet nga kamioni, nuk i punonin frenat
Elbasan/Aksident në aksin rrugor Elbasn – Metarlugji

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit.

Mësohet se një makinë tip “Wolksvagen” me drejtuese Klaudia Xhaferraj ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Për pasojë ajo ka humbur jetën, bashkë me djalin 6-vjeç.
Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Rreth 15 minuta më vonë, u nxor edhe nëna nga mjeti, edhe ajo nuk mundi të mbijetojë.
Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin duke rënë në lumin e Osumit.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0