Fshati Rom i Njësisë Administrative Qendër Fier, përveç problemeve sociale dhe përjashtimit në një masë të gjërë nga skema e ndihmës ekonomike, vuan dhe braktisjen e zonës.
Janë 200 fëmijë të cilët nuk do të regjistrohen në shkollë këtë shtator për shkak të largimit në azil. Është pamundësia ekonomike që i detyron këta prindër të largohen duke rritur kështu edhe numrin e nxënësve braktisës në shkolla.
Banorët shprehen se janë të pakta mundësitë për ushqim, ndërsa rroba për në shkollë nuk munden të blejnë. ” Nuk kemi me se të ushqehemi, me çfarë ta vesh fëmijën për në shkollë?! Edhe 39 mijë lekë që merrja nga ndihma ekonomike ma prenë”
Problem tjetër është dhe regjistrimi i fëmijëve në e- albania. Banorët shprehen se nuk dinë ta përdorin atë dhe kërkojnë zgjidhje.” Nuk marr vesh nga telefonat, sidomos ne që jemi pa shkollë dhe nuk kemi mundësi të regjistrojmë fëmijët në e -albania.
Përfaqësuesi i shoqatës “Drejtësi Sociale” thekson se fëmijët kanë braktisur shkollën për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike. Problem tjetër i rëndësishëm është regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë. Prindërit nuk dinë të hapin adresën e -albanias për të kryer regjistrimin.
Alushi shton më tej se shumë prindër nuk i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike. Por mos arsimimi i këtij komuniteti bëhet një pengesë e madhe për integrimin e tij në shoqëri.
COMMENTS