Ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako rrezikon rikthimin në qeli. Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të mbahet seanca dhe do të vendoset nëse Bllako do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli.
Kjo senacë vjen pas kërkesës së SPAK për të rikthyer në burg Bllakon, pasi u lirua GJKKO më 6 tetor i zbuti masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Gjykata mori parasysh se duhet të kujdeset për 3 fëmijët e mitur pasi gjendja e familjes së tij është e rënduar dhe pa përkujdesje, sepse bashkëshortja e Bllakos është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.
Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK falsifikoi dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.
Kjo shkelje, sipas SPAK, u bë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës në Ministrinë e Mjedisit në postin e sekretarit, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.
Po për inceneratorin e Fierit, pas hekurave është edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i cili gjithashtu kërkon zbutjen e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Lajm ne perditesim…
(Shqiptarja.com)
COMMENTS