Aktorja kosovare Adriana Matoshi ka ndarë një lajm të dhimbshëm në rrjetet sociale duke treguar se i është rikthyer tumori në tru. Ajo u përball për herë të parë me sëmundjen e frikshme para 9 vjetësh dhe arriti ta mposhtte, duke e kthyer gjithë dhimbjen në forcë dhe në shpresë për të gjithë e sidomos për fëmijët e saj.
“Tash 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto më bënë të mendoj që e kam trepuar. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prapë.
Me misionin e njejtë prapë po më duhet të tregoj që koha është tepër e vlefshme edhe duhet të kaloj më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tem, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që dua pa kushte. Gjithçka po e dua më shumë.
Të mërkurën duhet prapë të përballem mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi im ka për të vazhduar se është shumë i gjatë. Kam shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelur, shumë role pa luajtur. Kam fëmijët që duhet t’i bëj të zotët e vetes…”
Aktorja më pas shprehet optimiste duke theksuar që kur të dalë nga kjo gjendje do të falenderojë të gjithë për lutjet e tyre për shërimin e saj.Ajo falenderon Zotin dhe doktorët për punën e tyre.
“Besoj që në fund të javës do të çohem me sukses edhe kam për t’u kthyer komente pozitive krejt lutjeve tuaja dhe komenteve plot dashni. Ju dua fort. Mos harroni të doni veten dhe jetën. Mos lakmoni shumë se as pasuria e botës, as fama, e asnjë sukses e arritje në jetë nuk vijnë para shëndetit e asnjëra prej tyre nuk do munden ta blejnë ilaçin ose të ta zgjasin jetën.Në fund të javës do e kemi fatin të dëgjohemi prapë, mos harroni që ajo ka me ndodhë me vullnetin e Zotit edhe përkushtimit të mjekëve, nuk ka për të më shpëtuar as fama e as paraja.”
Shërim të shpejtë Adriana!
COMMENTS