Administrata publike prioritet për kredi të buta, nëse largohen, kredia i kthehet në tregtare

Administrata publike prioritet për kredi të buta, nëse largohen, kredia i kthehet në tregtare

Aktivistët rom dhe egjiptian/ Projektligji “Për strehimin social” ka nevojë për përmirësime. Ti japim fund rasteve ku familjet zhvendosen pa pasur një proces sipas rregullave europiane.
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi gjen në shkelje Bashkinë Vlorë, rasti i një kryefamiljareje egjiptiane që nuk përfitonte ndihmë ekonomike
Të varfër dhe ilegalë në shtëpiat ku banojnë: komuniteti rom dhe egjiptian në Kavajë pa zgjidhje të qëndrueshme

NDRYSHIMET NË LIGJIN 22/2018 PËR STREHIMIN SOCIAL , ADMINISTRATA PUBLIKE HYN NË LIGJ SI PËRFITUESE PËR KREDI TË BUTA, NËSE HUMBET PUNËN, HUMBET EDHE KREDINË E BUTË. ATA PËRCAKTOHEN SI PRIORITET NË LIGJ, PA MARRË PARASYSH SHTRESAT NË NEVOJË SI JETIMËT, GRATË E DHUNUARA ETJ.

Të depozituara në 27 mars të 2023, ndryshimet në ligjin për strehimin social shtojnë një kre të ri në ligj, poshtë banesave speciale, atë të kredive të buta për nëpunësit civil dhe çdo të punësuar tjetër në administratën publike. Sipas ndryshimeve të këtij ligji thuhet se:

KREDITË E LEHTËSUARA PËR BLERJEN E BANESËS PËR TË PUNËSUARIT NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

 Neni 64/1

Kushte të përgjithshme dhe të veçanta për të përfituar nga programi

I punësuari në administratën publike, që të përfitojë kredi të lehtësuar për strehim, duhet të plotësojë kushtet, si më poshtë vijon:

  1. a) Të ketë përfunduar periudhën e provës në institucionin ku është punësuar, sipas legjislacionit që rregullon marrëdhënien e tij të punësimit;
  2. b) Të plotësojë njërin nga kushtet e mëposhtme të strehimit:
  3. i) Të mos ketë banesë në pronësi në emër të tij dhe në emër të secilit prej anëtarëve të familjes;

ii) Të banojë në një banesë me sipërfaqe më të vogël se ato të përcaktuara në standardet në fuqi për projektimin e banesave.

Ligji për strehimin social nuk ka asnjë pikë tjetër që përcakton të dhëna mbi kreditë e buta, pasi këto janë në ngarkim të qeverisjes vendore. Më poshtë, në mënyrë të pakuptimtë, thuhet se administrata publike do jetë prioritet për përfitimin e këtyre kredive, pavarësisht se në përcaktime ligjore, janë grupe vulnerabël ato që duhet të përfitojnë të parat.

Në pikën ku përcaktohet çfarë ndodh nëse personi largohet nga puna, thuhet se:

  1. Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur:

  2. i punësuari në administratën publike largohet me dorëheqje nga vendi i punës përpara afatit 5-vjeçar nga lidhja e kontratës së kredisë së lehtësuar për strehim;

  3. i është dhënë masë disiplinore “largim nga detyra”;

  4. nëpunësi civil pezullohet nga ushtrimi i detyrës me kërkesë të motivuar të tij për shkaqe të një interesi të ligjshëm, në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil në fuqi.

A është ky ndryshim ligjor, së bashku me rritjen e rrogës minimale, një “qokë” parazgjedhore për administratën publike? 

Pavarësisht se ndryshimet ende nuk kanë hyrë në fuqi, fakti që shtohet një pikë e tillë dhe që përgatitja e listave do bëhet nga titullarët e çdo institucioni ngre shumë pikëpyetje, si ligjore ashtu dhe politike. Përgatitja e listave me kredi të buta do bëhet me kërkesë të vetë personave që do dërgojnë emrat e tyre në drejtoritë përkatëse. Pavarësisht se buxhet të aprovuar nuk ka, mjafton vendosja e një ligji të tillë për të nxitur fantazinë e atyre që nuk kanë një shtëpi dhe për të ndikuar në votën e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0