A jemi ne të gatshëm për rihapjen e sigurtë të shkollave?

A jemi ne të gatshëm për rihapjen e sigurtë të shkollave?

Eurostat: Shqiptarët normën më të ulët të të mësuarit gjatë jetës
A duan të punojnë egjiptianët dhe romët!?
Rektori Gjata/ I bën thirrje studentëve për tu…

Mbyllja e shkollave në të gjithë globin për shkak të pandemisë COVID-19, paraqet një rrezik të lartë për edukimin, mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve

“Rritja e pabarazisë, problemet shëndetësore, dhuna, puna e fëmijëve dhe martesa në moshë të mitur janë disa nga kërcënimet afatgjata për fëmijët që nuk frekuentojnë shkollën,” u shpreh Henrietta Fore, Drejtore Ekzekutive e UNICEF-it. “E dimë se sa më gjatë fëmijët qëndrojnë larg shkollës, aq më pak gjasa kanë që ata të kthehen sërish”.

Në shqipëri Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në Korrik të këtij viti deklaroi se hapja e shkollave në vend do te bëhet në muajin Shtator. Dhe fillimisht do të bëhen përseritje të temave të zhvilluara gjatë mësimit të zhvilluar online. Sipas saj mënyra se si do të zhvillohet mësimi do të jëtë ndryshe nga sa deri më tani, do të jetë i përzier, një pjesë do të zhvillohet në klasa dhe një pjesë online.Tani jemi një muaj larg hapjes së shkollave me datën 14 Shtator, por asgjë nuk është bërë publike mbi vlerësimin e formës se si do të zhvillohet proçesi mësimor dhe mbi  hartimin e politikave nga ana e këtij institucioni, për të shmangur përsëritjen e problematikave të hasura gjatë vitit të shkuar.

Nëse do të bëhët me pjesëmarrje në shkolla, a jemi ne të gatshëm t’i ofrojmë siguri nxënësve dhe a mund të përshtatatemi, për t’iupërgjigjur nevojave dhe kushteve vendase, veçanërisht për qytetet ku ekzistojnë një sërë kufizimesh (si në rastin e zonave me popullsi të dendur, me kushte jo të mira të furnizimit me ujë, etj. A janë shkollat shkollat të përgatitura nga ana logjistike me stafin e gatshëm mësimdhënës. Dhe a kanë plane specifike për të mbështetur rikuperimin e orëve mësimore për nxënësit më të disavantazhuar.

Në këto momente nuk është bërë publike asgjë, por edhe nëse një pjesë e mësimit të  bëhet onlie, ende nuk është bërë e ditur, nëse janë mara masa që të gjithë nxënësit të kenë akses në internet dhe mundësi për ta ndjekur mësminin në kushte të barabarta, në të gjithë territorin e vendit.

Kur vendosin nëse do të rihapin shkollat, autoritetet duhet të shikojnë përfitimet dhe rreziqet në arsim, shëndetin publik dhe faktorët socio-ekonomik, në kontekstin lokal, duke përdorur provat më të mira në dispozicion. Interesi më i mirë i çdo fëmije duhet të jetë parësor.

Ndërkohë që vende të ndryshme janë në dilemë se kur do të hapen shkollat, UNESCO, UNICEF, WFP dhe Banka Botërore, si pjesë e Global Education Coalition (Koalicioni Global për Arsimin), u bëjnë thirrje qeverive që të vlerësojnë përfitimet e mësimdhënies në klasë kundrejt mësimit në distancë, duke marrë në konsideratë provat e paplota mbi rrezikun për infektimin nga frekuentimi i mësimit në shkollë.

Udhëzimet synojnë të informojnë procesin e vendimmarrjes në lidhje me rihapjen e shkollës, të mbështesin përgatitjet kombëtare dhe të udhëzojnë procesin e zbatimit, si pjesë e proceseve të përgjithshme të shëndetit publik dhe planifikimit të arsimit. Është krijuar që të jetë një mjet fleksibël që mund të përshtatet në secilin kontekst dhe të azhurnohet ndërsa situata ndryshon. Udhëzimet përshkruajnë gjashtë përparësi kryesore për të vlerësuar gatishmërinë e atyre shkollave dhe planifikimin e informimit.

Udhëzimet përfshijnë:

  • Reformimin e politikave: adresoni të gjitha kriteret e udhëzimeve, duke përfshirë hartimin e politikave të qarta për hapjen dhe mbylljen e shkollave gjatë emergjencave të shëndetit publik, reformat që nevojiten për rritjen e aksesit të drejtë për fëmijët e margjinalizuar dhe ata jashtë sistemit shkollor, si dhe forcimin dhe standardizimin e praktikave të mësimit në distancë.
  • Kërkesat e financimit: parashikoni adresimin e ndikimit të COVID-19 mbi arsimin dhe investimet për fuqizimin e sistemeve arsimore që të rimëkëmben dhe të konsolidohen.
  • Funksionimin të sigurt: krijoni kushtet që pakësojnë transmetimin e sëmundjes, që mbrojnë shërbimet dhe furnizimet thelbësore dhe nxisin sjelljen e shëndetshme. Këtu përfshihet aksesi në sapun dhe ujë të pastër për larjen e sigurt të duarve, procedurat kur stafi apo nxënësit nuk ndihen mirë, protokollet mbi distancimin social dhe praktikat e mira të higjienës.
  • Kompensimin e mësimit: fokusoheni në praktikat që kompensojnë kohën e humbur të të nxënit, fuqizoni pedagogjinë duke e mbështetur në modele hibride të të nxënit të tilla si qasja e integruar e mësimit në distancë. Kjo duhet të përfshihen njohuritë mbi transmetimin dhe parandalimin e sëmundjes.
  • Mirëqenien dhe mbrojtjen:drejtoni vëmendjen te mirëqenia së nxënësve dhe përforconi mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet mekanizmave të përmirësuara të referimit dhe sigurimin e shërbimeve kryesore të bazuara në shkollë, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe ushqyerjen në shkollë.
  • Përfshirjen e më margjinalizuarve: përshtatni politikat dhe praktikat e hapjes së shkollave për të zgjeruar aksesin e grupeve të margjinalizuara, të tilla si: nxënësit që e kishin braktisur shkollën, fëmijët e shpërngulur dhe minoritetet. Diversifikoni komunikimet kryesore dhe mbulimin, duke i ofruar ato në gjuhët përkatëse dhe në formate të aksesueshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0