A është COVID-19 shkaktari i vetëm për numrin e viktimave të shënuara si pasojë e virusit?

A është COVID-19 shkaktari i vetëm për numrin e viktimave të shënuara si pasojë e virusit?

Kthehen kamionë me produkte të Serbisë dhe Bosnjës
Bill Gates ka investuar miliona në këto Startup-e të Silicon Valley gjatë dekadës së fundit.
30 vite në varfëri dhe të diskriminuar/ Komuniteti rom dhe egjiptian voton masivisht në zgjedhjet parlamentare 2021

Numri i viktimave të shënuara si pasojë e Covid -19, siç duket  nuk e ka rritur numrin e vdekjeve.

Gjatë kësaj periudhe viktimat e shënuara si pasojë e pandemisë, janë një shqetësim global. Gjithashtu edhe në shqipëri nga përditësimet e Ministrisë së Shëndetësisë numri i vdekjeve  si pasojë e COVID-19  është tashmë një temë e mediatizuar dhe shkakton mjaft frikë të qytetarët.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, mbi treguesit Demografikë, për 3-mujorine dytë 2020 numri i vdekjeve ka shënuar një rënie prej 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë këtij 3 mujori numri i vdekjeve rezulton 4 989 persona. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë mbi përditësimin e situatës nga COVID-19, deri me datë 17 Gusht 2020 numri total i viktimave si pasojë e pandemisë është 230 total. Fakt, i cili që tregon se vdekshmëria si pasojë e virusit nuk e ka rritur numrin e vdekjeve.

A është realisht Covid shkaktari kryesor për numrin e vdekjeve, apo ky numër është normal, pasi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,  numri i vdekjeve ka qenë 3.1% më i lartë, periudhë kjo, pa Covid-19.

Përsa i përket numrit të lindjeve, sipas INSTAT, për të njjëtën periudhë është 6.124, duke shënuar një rënie me 8,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019. Positiv është fakti që përgjatë këtij tre mujori numri i lindjeve tejkalon me 1.135 numrin e vdekjeve.

te dhena demografike

COMMENTS

WORDPRESS: 0