A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?

A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?

Vdes në zyrat e bashkisë Lushnje. I kishin ndërprerë ndihmën ekonomike
Aktivisti Marka/ Padia e AlbChrome është presion ndaj aktivizmit, lirisë së shprehjes dhe Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar
Aktivisti/ Miratimi minimumit jetik detyrim ligjor, jo vullnet politik

Nga Gentian Sejrani

Jemi njohur sot me mbylljen e hetimeve mbi shkaqet e vdekjes së të riut egjiptian nga Institucioni i Avokatit të Popullit. Nga hetimet e këtij institucioni rezulton se shkaku i vdekjes është pushimi i zemrës, dhe në ambientet e Komisariatit janë respektuar të gjithë të drejtat për të riun egjiptian. Gjithashtu, Avokati i Popullit ka konstatuar disa shkelje në Komisariatin e Korçës siç janë, mungesa e kamerave në ambjentet e dhomave ku merren të ndaluarit në pyetje edhe pse është detyrim ligjor, si dhe mungesën prej muajsh e ofrimit të ndihmës mjekësore nga mjek specialist, si dhe ka rekomanduar marrjen e masave nga komisariati për plotësimin e tyre.

Në fakt, që në fillim e kam paragjykuar si çdo shqiptar akt-ekspertimin, duke ditur që jetojmë në një shtet, ku fajësia e shtetit është shumë e vështirë për tu provuar, aq më shumë, ku kjo gjë duhet konstatuar nga vet institucionet shtetërore. Gjëja që më mbante me shpresë për një hetim të paanshëm ishte, institucionet e pavarura kushtetuese, organizatat ndërkombëtare apo  vendase, të cilët mbrojnë të Drejtat e Njeriut. Mirëpo, shpresa nga organizatat vendase më iku pak javë pas ngjarjes, ku vura re që organizata e cila duhej të ndihmonte familjen, e përkeqësoj gjendjen e saj duke e keqorientuar në drejtim të mbrojtjes para institucioneve të drejtësisë. Gjithashtu, organizatat ndërkombëtare edhe pse zbatojnë projekte për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, nuk u prononcuan mbi rastin. Shpresa ishte tek institucionet e pavarura kushtetuse (Avokati Popullit), i cili si detyrë kryesore ka mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Sot, kjo shpresë humbi, sepse nuk mundet që hetimi i këtij institucioni të shprehet se, janë zbatuar me korrektësi të gjitha të Drejtat e Njeriut në rastin e të riut egjiptian.

Si është e mundur që tek hetimi i këtij ky institucion konstatimet, logjikisht kundërshtojnë njëra-tjetrën. AP shprehet se, nuk ka shkelje të drejtave,dhe konstaton se shërbimi mjekësor prej muajsh nuk ofrohet nga mjeku specialist të ndaluarve në ambientet e Komisariatit. Besoj se Avokati Popullit e di se  mosofrimi i ndihmës mjekësore nga mjek specialist të ndaluarve është shkelje e nenit 2 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo, e shprehur në disa vendime të gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu, AP shprehet se nuk ka shkelje të drejtave të njeriut, dhe konstaton se prej muajsh nuk funksionon sistemi i kamerave të regjistrimit në dhomat ku merret i ndaluari në pyetje, edhe pse kjo gjë është e përcaktuar me ligj dhe rregullore.

Nuk shpresoj se, kjo është mungesë profesionale nga zyra e Avokatit të Popullit, natyrshëm më vjen në mendje pyetja, A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?

COMMENTS

WORDPRESS: 0