Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në të gjitha sferat e jetës. Por ndërsa Covid-19 ka shkaktuar qindra mijëra të vdekur, pandemia ka patur një efekt pozitiv tek mjedisi. Gjatë kësaj periudhe vetizolimi ka rënë ndjeshëm edhe ndotja. Por ende mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime pozitive për mjedisin do të vazhdojnë pas rihapjes së ekonomisë globale. Sjell më shumë hollësi në një intervistë për gentians.sg-host.com/informim studiuesi Ramë Hajraj.
Intervista e plotë:
Sipas jush, a do të krijojë COVID-19 ndikim të qëndrueshëm në përmisimin e indikatorëve mjedisorë?
COVID-19 ka ndikuar negativisht në shëndetin publik, duke marrë një numër të konsiderueshëm të jetëve por në aspektin mjedisor padyshim që situata mund të konsiderohet pozitive. Covid-19 ka ndikuar në një numër të konsiderueshëm të faktorëve mjedisorë siç janë: Rrënja e imitimit të gazrave që një përqindje e lartë e tyre lirohen kryesisht nga industria e transportit tokësor dhe ajror, përmisimi i shtresës së Ozonit dhe ulja e nivelit të ndotjes së ajrit.
Cilat janë ndryshimet e papritura, që ndikuan në përmisimin e indikatorëve mjedisorë ?
Me mbylljen e industrive dhe bizneseve, transporteve është ulur niveli i lirimit të gazrave dhe ndotjes së ambientit. Nëse krahasohet kjo periudhë me vitin e kaluar niveli i ndotjes në NewYork është ulur për 50% për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së covid-19, në Kinë emetimet janë ulur 25% në fillim të këtij viti, pasi që fabrikat janë mbyllur dhe pësoj ulje përdorimi i qymyrit për 40% në tremujorin e fundit të vitit 2019, përqindja e ditëve me cilësi të ajrit të mirë u rrit në 11.4% krahasuar në kohën e njejtë të vitit të kaluar në 337 qytete të Kinës, bazuar në imazhet satelitorë vërehet një ulje e dyoksidit të Azotit ( NO2) në Italinë veriore, e njëjta po ndodh edhe në Spanjë.
Ekonomia e karbonizuar që ne njohim, a do të orientohet nga ekonomia e de-karbonizuar ?
Si rezultat i faktorëve makro dhe mikroekonomik të ndikuar nga influenca e COVID-19, mund të themi që aktiviteti ekonomik ka pësuar ulje dhe ka pësuar ngecje. Shumë njerëz kanë mbetur pa vendin e tyre të punës por paralelisht ka ndikuar dhe në uljen e gazrave dhe ndotjes, pyetja që do të ngihet tani është a është kjo një nga indikatorët më të rëndësishme që ne jemi duke shkuar nga një ekonomi e de-karbonizuar, padyshim që jo. Pasi që një pandemi që po sjellë vdekjen e njerëzve nuk do të jetë një nga mënyrat e duhura që të shihet si një indikator që do të sjellë ndryshime në mjedis, por a jemi ne ata që duhet të mendojmë për këto alternativa, nëse do të përfundojë pandemia pyetja që do trajtim me të detajuar është nëse ne do të orientohem nga ekonomia e de-karbonizuar ose do të vazhdojmë me ketë ekonomi të karbonizuar që ne kemi.
Cilat janë arsyet që emetimet e ajrit kanë rënë dhe niveli i ndotjes është ulur ?
Referuar shkencëtarit Kimberly Nicholas që është studiues i shkencës së qëndrueshmërisë në Universitetin Lund në Suedi, konsideron që arsyejet e rënies së emitimeve referohen në dy aspekte:
– Transportet përbejnë 23% të emetimeve globale të karbonit. Tani ku jemi të obliguar të qëndrojmë më shumë në shtëpi duke I mënjanuar udhëtimet e panevojshme ka ulur dukshëm këto imitime.
– Transporti dhe Aviacioni janë kontribuuesit kryesorë të emetimeve duke kontribuar përkatësisht 72% dhe 11% të emetimeve të gazrave serë të sektorit të transportit.
Një fakt relevant që argumenton uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në Bejrutit, Liban – një qytet i njohur për nivele të larta të ndotjes së ajrit.
Çfarë do të ndodhë, pasi të lehtësohen masat ose të hiqen të gjitha kufizimet ( Disa prej skenarëve parashikues ) ?
Udhëtimet në të gjitha llojet e transportit ndikojnë në rritjen e karbonit, vlen për njerëzit që udhëtimet i bëjnë rregullisht, kështu që këto emetime nuk do të kthehen nëse njerëzit nuk do ti kthehen zakoneve të tyre të vjetra por nëse i kthehen zakoneve prap do të kemi rritje të nivelit të karbonit. Mbyllja e përkohshme e industrisë do të ndikojnë në uljen e dyoksidit të karbonit, kështu që këto emetime do të kthehen përderisa njerëzit nuk do të marrin masa parandaluese një ndër to është ( filtrat dhe ri -funksionalizimi i industrisë së vjetër)
A do të kthehemi normalitetit dhe a do të funksionojë gjithçka si më parë?
Nëse marrim shembull, kërkesa për produkte të naftës, çelikut dhe metaleve tjera ka rënë më shumë se prodhimet e tjera, po sipas të dhënave për rezerva mund të konsiderojmë që ka rezerva shumë të lartë, kështu që prodhimi do të rritet shpejt. Nëse sipas parashikimeve, ky izolim do të zgjatë deri ne fund të vitit, atëherë kërkesa e konsumatorit do të bie pasi që shumica do ti humbin pagat e tyre. Prodhimi dhe përdorimi i karburanteve fosile mund të mos rikuperohet kaq shpejt edhe pse kemi kapacitet për ta bërë ketë. Sipas shkencëtareve parashikohet një ulje 0.3% me pak se përqindja që ishte gjatë krizës financiare 2008-2009. Ekzistojnë mënyra të tjera, më pak të drejtpërdrejta që koronavirusi mund të ketë një ndikim afatgjatë në qëndrueshmëri. Një nga mënyrat është që njerëzit momentalisht e kanë hequr nga mendja krizën e klimës, pasi shqetësimi kryesisht është reduktimi i pasojave të korona-virusit.
Një fakt tjetër relevant që paraqet paralajmërimet përshëndesin udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Sidneit. Nga e mërkura 25 mars, u ndalua i gjithë udhëtimi ndërkombëtar në Australi.
Diskutimet rreth mjedisit do të bëhen më të vështira, për shkak se shumë evente masive do të shtyhen. Ka disa kërkesa që protestat fizike të zëvendësohen në ato digjitale, që kanë përcëllim avokimin për politika mjedisore. Ngjarja më e madhe për ndryshime klimatike COP26, aktualisht është planifikuar të mbahet në nëntor. COP26 planifikon të ketë 30,000 delegate nga e gjithë bota, punimet rreth realizimit të kësaj ngjarje janë duke u zhvilluar në Glasgow, në koordinim me presidentin e COP26 i cili është në Kili.
A ekzistojnë të dhëna shkencore, që e argumentojnë rikthimin në gjendjen e mëparshme të situatës me qëndrueshmëri mjedisore ?
Nëse I referohemi një studimi të vitit 2018, I cili është drejtuar nga Corinne Moser në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut, konstatojë që njerëzit që nuk ishin në gjendje të drejtonin një veturë atyre ju jepej një qasje falas në përdorim të biçikletës, ata vozitnin shumë më pak kur përfundimisht e morën makinën e tyre.
Ndërsa një studim tjetër i vitit 2001 I udhëhequr nga Satoshi Fujii në Universitetin e Kiotos në Japoni konstatojë se kur një autostradë u mbyll, I detyrojë shoferët të përdorin transportit publik, ndodhi e njëjta gjë – kur u rihap rruga, njerëzit që më pare ish shoferë udhëtonin më transport publik më shpesh
Një fakt tjetër relevantë që paraqet autostradat e zbrazura në Auckland pasi qeveria e Zelandës së Re rrit kufizimet e udhëtimit
A ekzistojnë argumentime shkencore nga profesionistët e fushës mbi ndikimin e COVID-19 në mjedis ?
Një nga përgjigjet e shkencëtareve ndaj shpërthimit të korona virusit është mënyra se si komuniteti ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit publik, përgjigja e tillë ka dhënë shpresë se veprimet e shpejta mund të ndërmerren edhe për ndryshimin e klimës nëse kërcënimi që na paraqitet trajtohet urgjentisht.
Disa nga shkencëtaret kanë mendime të ndara rreth kësaj çështje sa që ka prej tyre që e konsiderojnë që kjo do të jetë me një ndikim më afatgjatë, pastaj ka të tjerë që e konsiderojnë që koha e izolimit është mundësi e mirë për njerëzit që të shfrytëzojnë konsumin e tyre ( ekonomia qarkore ).
Është plotësisht e sigurt të thuhet që askush nuk do të dëshironte që emetimet të ulen në ketë mënyrë ku COVID-19 ka marrë një numër të madhe të jetëve, shërbimet shëndetësore, punët dhe shëndetin mendor. Por, nëse ka ndonjë gjë që do të dëshironim, ajo ka treguar ndryshimin që mund ta bëjmë si komunitet duke e mbrojtur njëri-tjetrin – ky padyshim që është një mësim që mund të jetë i paçmueshëm në trajtimin e ndryshimit të klimës.
COMMENTS