96 mijë emigrantë të rikthyer në Shqipëri/Shumica e tyre në gjendje te mjerueshme

Marrëveshja/ Lajm i mirë për emigrantët, Greqia njeh patentat shqiptare
Pelikani kaçurrel, Xhoni Malko
Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë…
images

   Foto ilustruese: Emigrantë të rikthyer

Bëhen plot 29 vite që nga viti 1990 deri në vitin 2019 ku janë rikthyer nga emigracioni 96 mijë e 775 persona, shumica e tyre pa dëshirë, por për shkak të mosaprovimit të azilit, këto janë të dhëna të publikuara nga Anketa Kombëtare e Emigracionit.

Një studim i bërë së fundmi nga profesorët Gëdëshi dhe King mbi emigrantët e rikthyer gjeti se vetëm 10 % janë kthyer me dëshirën e tyre, ndërsa pjesa tjetër, 90% janë detyruar të kthehen, pasi e kishin të pamundur të integrohen dhe kërkesa e tyre për azil nuk u është aprovuar.

auto f91609740446

Foto: Nummri kumulativ i anëtarëve të familjes që mbërritën në Shqipëri deri në 2019

Nga anketa në të rikthyerit 24 % e familjeve thanë se marrin ndihmë ekonomike dhe 61% thonë se blejnë me listë në një ose më shumë dyqane ushqimore.
Rreth 65 % e tyre thonë se gjendja financiare e familjes është e pamjaftueshme ose shumë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e përditshme.

Dy burimet kryesore të jetesës për familjet e të kthyerve janë puna e anëtarëve të familjes dhe ndihma sociale, ndihma ekonomike, pensionet dhe pagesat e aftësisë së kufizuar.
Po kështu, ka edhe disa familje që kanë si burim të vetëm të ardhurash ndihmën ekonomike ose pensionin e prindërve.

Le të marrim një shembull: Endriti, një i ri nga një fshat i Peshkopisë: “Jemi pesë veta në familje dhe jetojmë vetëm me pensionin e babait, që është 16 000 lekë në muaj. Gruaja dhe unë jemi të papunë. Qëkur janë kthyer nga vendi pritës pas aplikimit për azil, gjenda financiare për shumë familje azilkërkuese nuk ka ndryshuar ose është përkeqësuar.”

Faktori kryesor që shpjegon këtë situatë është norma e lartë e papunësisë, nën-punësimi dhe të ardhurat e ulëta nga çdo punë në sektorët formalë dhe joformalë. Thuajse 36 % e popullsisë në këtë grup janë të papunë, shpesh, afatgjatë. Papunësia është më e lartë te të rinjtë dhe dukshëm më e lartë sesa norma zyrtare e papunësisë në Shqipëri.
Nga ata që punojnë, 34 % bëjnë punë të pakualifikuar në sektorin joformal, që jo vetëm është e keqpaguar, rastësore dhe e pasigurt, por edhe, shkakton stres emocional dhe pasiguri për të ardhmen.
Niveli arsimor i të kthyerve është shumë më i ulët sesa mesatarja e popullsisë së përgjithshme. Edhe pse disa anëtarë të këtij grupi kanë arsim të mesëm ose universitar, shumica kanë përfunduar vetëm arsimin e detyrueshëm nëntëvjeçar.
Edhe niveli i aftësive profesionale i tyre është i ulët. Rreth 53% e tyre nuk kanë një profesion dhe bëjnë punë që nuk duan kualifikim. Disa prej të kthyerve kanë pasur disa përvoja të mëparshme në migracion, kryesisht në Greqi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0