8-të Prilli Dita Botërore e Komunitetit Rom/ Festë apo protestë

8-të Prilli Dita Botërore e Komunitetit Rom/ Festë apo protestë

Arrestohen 2 mjekë nga policia e Fierit / Emrat e mjekëve që pranuan ryshfet…
Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet
Siguria ushqimore: Ja çfarë thotë drejtori i AKU Elbasan

8 prilli është një ditë e shënuar për  romët, në mbarë botën. Eshtë një ditë që celebron kulturën , historinë,  gjuhën, traditën dhe çdo vlerë tjetër unike që mbart ky komunitet  dhe me të cilën përfaqësohet. Ndërkaq, është edhe një  moment i rëndësishem, që shërben, ndërkombëtarisht për të ndërgjegjësuar të gjitha qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare në lidhje me problemet e mëdha me të cilat romët përballen, edhe sot e kësaj dite.

Romët janë komuniteti më i madh etnik në Europë. Ata kanë dhënë dhe japin  kontributin e tyre në pasurimin dhe shumllojshmërinë e trashëgimisë kulturore dhe njerëzore të kontinentit. Pavarësisht kësaj, një pjesë e madhe e popullsisë vuan pasojat e rënda të varfërisë dhe përjashtimit social, segregimit dhe paragjykimeve. Eshtë një situatë, e cila mbetet pa zgjidhje, veçmas përpjekjeve të vazhdueshme në nivel shtetëror dhe Europian për të çrrënjosur diskriminimin.

Përse 8 prilli

Kjo ditë u shpall zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Romëve në vititn 1990, në Serok, të Polonisë. Pikërisht aty u mbajt  kongresi i katërt botëror i romëve në të cilin u përkujtua edhe kongresin i parë ndërkombëtar  i përfaqësuesve të këtij komuniteti. Ai u organizua, pranë Londrës, nga 7 deri në 12 prill të vitit 1971. Këtë vit është edhe përvjetori i 50-të i tij.

Romët dhe realiteti shqiptar

Për të qartësuar, në nivel europian nën termin rom përfshihen dy minoritete që jetojnë prej shekujsh në shqipëri dhe që u njohën si të tillë nga ligji Nr. 96/2017 “PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, të cilat pavarësisht 30 viteve të sistemit demokratik, vazhdojnë të mbeten komunitete të lëna pas dore, të paragjykuara, dhe si pasojë ata vuajnë varfërinë, shpesh ekstreme dhe përjashtimin social. Ajo me të cilën përfaqësues të këtyre dy minoriteteve vazhdojnë të përballen janë edhe stereotipet paragjykuese dhe denigruese që fatkeqësisht vazhdojnë të përdoren nga pesona publikë në media, apo politikë. Rastet e krahasimeve të këtyre komuniteteve me vlera negative, apo fenomene të tilla pa asnjë lloj arsyeje dhe të drejte është jë nga shfaqjet e këtyre paragjykimeve.

Informim.al nëpërmjet një pyetësori “8-të Prilli Dita Botërore e romëve- Duhet të festohet apo të protestohet” mblodhi të dhëna për domethënien e kësaj dite  dhe mënyrën se si e interpretojnë anëtarët e minoritetit rom atë.

Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në pyetësor shprehen se kuptimi i datës 8-të Prill është dita për të festuar kulturën Rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom në botë.

82 % e tyre shprehen se ata dëshirojnë që të protestojnë më datë 8-të Prill  dhe arsyet kryesore janë janë varfëria, strehimi, papunësia, diskriminimi, arsimi, shëndetësia, stili i jetesës… etj.

  • Sh. L. 45vjeç, jeton në një Barakë në zonën e 5-së Majit Tiranë, ajo  shprehet se papunësia është problem i saj më i madh dhe rrjedhimisht vijnë edhe problemet e tjera si varfëria dhe problemet  sociale e shëndetësore. Gjithashtu ajo rrezikon të mbetet edhe pa baraken të cilën e ka të pa-legalizuar pas projektit në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të Nëntorit 2019 në zonën e 5-së Majit. “I gjithë komuniteti rrezikon të mbetet jashtë, mirë që kemi jetuar gjithë këto vite në kushte të mjerueshme varfërie, por rrezikojmë të mbetemi edhe të pastrehë.” – shprehet znj. Luka

 

  • Kurse Z. B. 59 vjeçe nga Lushnja shprehet se do të protestojë për shkak se jetesa e saj që kur ishte fëmijë ka kaluar në vështirësi të mëdha ekonomike dhe sociale. “ Asnjëherë nuk jam punësuar, kemi kaluar me ndihmë ekonomike dhe atë na e kanë ndërprerë, nuk kam shtëpi, askush nuk na ka ndihmuar. Duhet të protestojmë që të ndalojë racizmi dhe diskriminimi ndaj racës sonë. Ne nuk kemi ushqim prej vitesh jetoj me gjakun e trupit tim të cilin e shes për të mbijetuar.”

 

Edhe pse më e ulët në shifra një pjesë e anëtarëve të komunitetit rom të përfshirë në pyetësor shprehen se 8-të Prilli për ta është një ditë feste për të cilën ja vlen të festojnë kulturën dhe traditat e tyre.

  • Zh. Ll. nga Elbasani e grupmoshës 30-39 vjeç shprehet se 8-të Prill është dita ku familjet rome mblidhen për të festuar së bashku. “ Mblidhemi 3-4 familje dhe festojmë. Nuk bëjmë ndonjë aktivitet, por vetëm mblidhemi së bashku dhe  këndojmë, kërcejmë midis familjeve tona. Për ne është gjë e mirë sepse kështu e mbajmë gjallë për brezat e rinj traditën rome.”- tregon Zhaneta për informim.al.

 

Kurse 2% e personave të shprehur se nuk do të bëjnë asnjërën theksojnë 8-të Prilli për ta nenkupton një ditë për ta festuar kulturën e rome, por nuk mund të festojëë për shkak të varfërisë dhe as që të protetstojnë pasi çdo përpjekje për të ngritur zërin shkon në vesh të shurdhër.

 

Kultura dhe traditat rome

Kultura rome nuk njeh forma të shkruara, kështu që tradita ka qenë mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit etnik. Transmetimi i traditave është bërë me gojëdhëna nga një brez në tjetrin dhe vendi në të cilin janë të shfaqur më shumë ka qenë gjithmonë familja. Në mungesë të një shteti ose të një forme tjetër organizimi, njësia bazë e romëve ka qenë familja e zgjeruar. Për sa i takon gjuhës mungojnë dokumentet  e shkruara.  Gjuha e folur nga ana e minoritetit rom është romishtja. Romishtja ka huazuar shumë fjalë nga gjuhët e vendeve ku jetojnë romët, sidomos për ato terma që nuk ekzistojnë në gjuhën e tyre. Megjithatë, shumica e popullsisë rome flet gjuhën zyrtare të vendit në të cilin ai jeton, duke mos lënë pa përmendur edhe raste ku romët kanë humbur njohurinë e një romishteje të pastër. Veshja ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit. Janë veshjet e grave ata të cilat mbartin dhe ruajnë karakteristikat tradicionale. Edhe në rastin e veshjeve, besimeve dhe normave të vjetra, transmetuar nga njëri brez në tjetrin, rregullon mënyrën e veshjes.Për fat të keq sot, të vishesh në mënyrë tradicionale rrit rrezikun e shikimit ndryshe dhe shpesh të diskriminohesh. Ky lloj diskriminimi dëmton më shumë gratë për shkak se veshjet tradicionale rome tërheqin më shumë vëmendje se sa veshjet e meshkujve.Për romët arti është një mënyrë jetese. Në shumicën e rasteve arti i romëve shkrihet në mjedisin që e rrethon, ndërsa aktivitetet tradicionale përbëjnë mundësi për ta ndarë këtë art me të tjerët. Romët janë të njohur në forma të ndryshme të artit si për shembull piktura, skulptura dhe botime të përrallave tradicionale folklorike.
Një komponent thelbësor i kulturës rome, e cila i ka sjellë më shumë famë këtij komuniteti se çdo gjë tjetër është “muzika cigane”. Që nga Mesjeta ata ishin të njohur si këngëtarë të talentuar e të kërkuar për festat mbretërore dhe në sajë të këtyre aftësive muzikë ata arritën të fitonin privilegje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0