68 vjeçari i cili edhe pse jeton në kushte të papërshtatshme,  sjell vetëm pastërti në lagje.

68 vjeçari i cili edhe pse jeton në kushte të papërshtatshme, sjell vetëm pastërti në lagje.

Femija i parë për vitin 2019 lindi djalë nga qyteti i Fierit.
Protesta kundër fiskalizimit/Shumë biznese kanë ulur qepenat
Pekini u kërkon prindërve që të mos i lënë fëmijët e tyre të studiojnë shumë: “Më pak detyra shtëpie dhe më pak internet”

Të lyesh me gërqele murret, trotuaret e madje edhe kazanët e mbeturinave, duket një sakrificë pastërtore që nuk para shikohet në ditët e sotme.

Halil Hibro, 68 vjeç, banor I lagjes 6 në Korçë, e bën këtë punë çdo ditë. Ai lyen me gëlqere murret, trotuaret, pastron mbeturinat, njësoj sikur të ishte një I punësuar nga bashkia.

Shembulli i tij u bë objekt i mediave nga një banor i lagjes, Demir Arza, teksa vuri re ditë pas dite një ambjent gjithnjë e më të pastër.

‘Nëse ka vetëm lajme me arrestime dhe vrasje, vjedhje dhe korrupsion, ja ku është një person që shërben pa lekë në dobi të lagjes ‘ thotë Demir Arza.

 

Vetë 68 vjeçari Halil Hibro thotë se jeton i vetëm dhe jeton në kushte të papërshtatshme. Prej gati 3 muajsh, vullnetarisht ai lyen dhe pastron rrugët dhe sheshet e lagjes së tij. Ndonjëherë i paguajnë gërqelen, i japin edhe ndonjë kafe, dhe Halili nxitet të vazhdojë ‘misionin’ e tij të pastërtisë.

IMG 20181011 WA0000

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0