679 shqiptarë festat e fundvitit do i kalojnë brenda burgjeve italiane

Rritet papunësia tek ata të diplomuarit, ulet për të pashkolluarit
68 vjeçari i cili edhe pse jeton në kushte të papërshtatshme, sjell vetëm pastërti në lagje.
“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë,…
greek prison inmates 905x395 1470142121 9004376

Foto: Burgjet në Itali

Aroma e festave të fundvitit nuk do të jetë e njejtë për të gjithë.        Kështu 679 shqiptarë vitin e ri 2021 do t’a kalojnë brenda burgjeve italiane.
Ishte Ministria e Drejtësisë italiane që publikoi raportin e të huajve në qeli dhe në hetimin e bërë rezulton se shqiptarët në paraburgim janë 679 dhe në hetim janë plot1338 të tjerë.

Nëse do të japim një statistikë të aktiviteteve kriminale, atëherë në shtetin Italian shqiptarët zënë vendin e dytë për përfshirje në kriminalitet me 11.4 %, ndërsa në vendin e parë për shtetas të arrestuar dhe në hetim janë marokenët dhe të tretët nigerianët.

Nëntori 2020, përpos 679 shqiptarëve të arrestuar, rezulton se 10 prej tyre janë gra dhe aktualisht po mbahen në paraburgim.

Shumica e personave të arrestuar janë të dyshuar dhe të akuzuar për përfshirje në narkotrafik, shfrytëzim prostitucioni, grupe kriminale e vrasje.
Ndërkaq, rajonet ku shtetasit shqiptarë janë arrestuar më shumë për përfshirje në aktivitete kriminale janë Lombardia dhe Lazio, ndjekur më pas nga 10 rajonet e tjera të Italisë ku shifra më e ulët arrin në 6 persona në Bazilikatë.

1608975027 ElonaKalesha

Foto: Elona Kaleshi dhe çifti Pasho

Së fundmi, kemi rastin e arrestimit Elona Kaleshi, 36 vjeçe me shtetësi shqiptare e origjinë nga Durrësi e dyshuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj.
Referuar shifrave të të arrestuarve në Itali në pritje të vendimin gjyqësorë rezulton se janë 27.8 % krahasuar me ato në Shqipëri ku në burgjet tona për nëntor 2020 janë 2446 shtetas.

COMMENTS

WORDPRESS: 0