64 vjeçari përgjonte vajzat qiramarrëse /Kamera të fshehta në banjë dhe dhomë

64 vjeçari përgjonte vajzat qiramarrëse /Kamera të fshehta në banjë dhe dhomë

Djali që u bë viral në rrjet!/av. Sejrani: ‘Djali duhet të ishte në shkollë me bashkëmoshatarët e tij, qendrat rezidenciale kanë pasur raste abuzimi!’
Aktori Alfred Trebicka i mëshon përçarjes së artistëve.
Qeveria “rikthen” kanabisin,konsultim për draft-ligjin e kultivimit për qëllime mjeksore. Qytetarët në Elbasan ndajnë opinionet e tyre

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur së fundmi në Itali, ku një 64-vjeçar kishte vendosur kamera të fshehura në dhomat dhe banjën e qiramarrësve të tij të rinj, u dwnua me kusht nga Gjykata Italiane .

Historia daton në Mars të vitit 2020 në Milano,  duke vendosur mikro-kamera të fshehura në dhoma, përfshirë banjën, i akuzuari për “ndërhyrje të paligjshme në jetën private”, e kishte kthyer banesën e tij në një lloj Big Brother (shqetësues)  për një grup vajzash që e kishin marrë me qira.

Burri dyshohet se ka filmuar vajzat në intimitet në disa raste, ndërsa dy qiramarrës të tjerë, në Mars 2019, kishin arritur rastësisht të zbulonin ekzistencën e atyre kamerave dhe t’i raportonin ato. Sipas Milano Today gjithçka filloi kur njëra nga vajzat që jetonte me qira në apartamentin në Viale Fulvio Testi, filloi të shikonte përreth ndërsa ishte në banjë dhe zbuloi ekzistencën e një mikro-kamere e fshehur,pozicionuar nw njw cabinet pranw  pasqyrës.

Vajza deklaroi se ajo kishte kontrolluar edhe në dhomën e saj të gjumit, dhe kishte zbuluar gjithashtu një mikro-kamera  të fshehur mbi veshjet, midis dy kutive, e cila fokusonte shtratin.  Në atë moment, hetuesit morën në pyetje pronarin, duke konstatuar përgjegjësinë e tij: burri pastaj përfundoi në gjyq për akuzat e shkeljes së privatësisë. Mësohet se 64-vjeçari është dënuar me 1 vit e 4 muaj, me dënim me kusht, për “ndërhyrje të paligjshme në jetën private”.

Burimi: Milano Today

COMMENTS

WORDPRESS: 0