Rreth 60 familje në lagjen e re të fshatit Vloçisht të Maliqit janë të detyruar të bashkëjetojnë me ujrat e zeza , të cilat kalojnë në një kanal të hapur vetëm pak metra larg nga banesa e tyre . Banorët thojnë se ujrat e zeza vijnë nga fshati Pocest, duke përhapur aromë të pakëndshme ,duke qënë burim infeksionesh për ta dhe për fëmijët e tyre të cilët luajnë pranë këtij kanali.
-“Ujrat e zeza të fshatit Pocest kalojnë të gjitha këtu ,e na kalojnë ne tek dera”. “Jemi të shqetësuar se kemi një vit e ca në këtë gjendje kemi fëmijë të vegjël po ” sëmurim.- shprehen banorët. “Është shumë problem ky kanali, ne behar këtu nuk qëndrohet nga mushkonjat, nga miza”.
Të interesuar pranë bashkisë së Maliqit nënkryetari Vasillaq Cinoku thotë se stabilizimi i ujrave të zeza do i përkasë një faze të dytë të ndërhyrjeve në fshatin Vloçisht, ku bashkia do të ndërtojë rrjetin e kanalizimeve për të gjithë këtë fshat , pasi aktualisht është ndërtuar vetëm rrjeti në rrugën kryesore . Ai nuk e pranon që ujrat e zeza vijnë nga fshti Pocest , ku thonë se kanë ndërtuar një gropë septike. Vetë nenkryetari shprehet”-“Ujrat e zeza që kalojne në lagje do të zgjidhen në një fazë të dytë, që jemi duke punuar në projektin e ri për të dy lagjet” . -“Ujrat e lagjes Pocest janë të futura në gropë septike dhe nuk vijnë atje”. Ato janë ujra që rrjedhin nën Pocest.
Sipas nënkryetarit të bashkisë së Maliqit ,pritet që në kanalizimet e fshatit Vloçisht të ndërhyet brënda këtij viti,çka do të zgjidhë një herë e mirë problemin e rreth 200 banorëve që jetojnë në lagjen e re të këtij fshati.
COMMENTS