Një numër i madh familjesh rome dhe jo rome po përballen me policine për arsye se po i prishet tregu që ndodhet tek spitali i pediatrisë. Forca të shumta të policisë bashkiake kanë zaptuar vendin dhe i kanë kërkuar tregtarëve të largohen. Tregtarët shprehen se ato nuk janë lajmëruar nga policia më përparpara dhe kjo gjë ka sjellë përplasje midis tyre. Janë rreth 500 familje rome dhe jo rome te cilat shesin në tregun që ndodhet tek Spitali i Pediatrisë dhe po përballen me aksionin e policisë.
COMMENTS